• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

BE vendos me ligj kufirin midis jetës pivate dhe punës

05/12/2020
Merret vendimi/BE i “mbyll” përsëri derën Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Pandemia e koronavirusit jo vetëm që ka turbulluar jetën shoqërore në të gjithë Evropën, por edhe e ka ndryshuar në mënyrë dramatike mënyrën e punës së njerëzve. Me gjithnjë e më shumë njerëz që punojnë tani nga shtëpia (homeoffice) – afërsisht një e treta e të gjithë punonjësve brenda BE sipas Associated Press (AP) – duke iu kërkuar të jenë vazhdimisht të arritshëm, kufijtë midis punës dhe jetës private po zbehen gjithnjë e më shumë.
A qe Të mërkurën (3.12), ligjvënësit e BE-së kaluan një rezolutë jo-detyruese duke argumentuar se individët kanë një “të drejtë themelore për ta kufizuar qartazi orarin e punës” edhe kur janë në home-office. Komiteti i Punësimit i Parlamentit Evropian votoi 31 me 6, me 18 abstenim, në favor të lejimit të njerëzve për të marrë pushim dhe nxiti Komisionin Evropian të krijojë rregulla që “përshtaten me realitetin e ri” të punës, sipas Alex Agius Saliba, politikani socialist maltez i cili kryesoi rezolutën. “Pas muajsh pune në distancë (teleworking), shumë punonjës tani po vuajnë nga efekte anësore negative si izolimi, lodhja e tepërt, depresioni, sëmundjet muskulore ose të syve”, tha Saliba, duke shtuar: “Presioni për të qenë gjithmonë i arritshëm, gjithmonë i disponueshëm, po rritet, duke rezultuar në mbingarkesë të papaguar dhe lodhje të tepërt”.
Masa e komitetit tani duhet të miratohet nga asambleja parlamentare përpara se t‘i paraqitet Komisionit dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së për votim. Ligjvënësit në favor të rezolutës thonë se nevoja që punonjësit të jenë në dispozicion përmes smartphone ose postës elektronike gjatë gjithë kohës është e dëmshme për shëndetin mendor dhe mirëqenien dhe se punëtorët duhet të lejohen të jenë jashtë linje pa vuajtur si rrjedhojë ndëshkimin e punëdhënësit.

‘Përgjigja fleksibël’ e Gjermanisë
Rezoluta vjen vetëm disa ditë pasi qeveria e koalicionit në Gjermani njoftoi se po shqyrton uljen e taksave për individët që punojnë nga shtëpia. Legjislacioni i ri, i cili pritet të miratohet nga parlamenti (Bundestag), do t’u lejojë punonjësve të heqin nga tatimi 5 € në ditë për të kompensuar kostot shtesë të ngrohjes dhe energjisë elektrike. Shuma maksimale që mund të zbritet në një vit do të kufizohet deri në 600 €.
Ministri i Financave, socialdemokrati Olaf Scholz e quajti propozimin “të mirë për punëmarrësit” dhe vuri në dukje se masa nuk përbën ndonjë “sfidë të madhe fiskale”. Deri më sot, punëmarrësit në Gjermani mund të heqin nga taksat kostot e punës në shtëpi vetëm nëse mund të provojnë se kanë një dhomë në shtëpinë e tyre të dedikuar vetëm për të punuar.
Me koronavirusin që detyroi një eksod masiv jashtë zyrave dhe në situata të improvizuara pune në tryezat e kuzhinës dhe dhomës së ngrënies, propozimi i taksave siguron një “përgjigje fleksibël” për një realitet të ri, sipas parlamentarit Sebastian Brehm, një këshilltar tatimor nga Unioni Kristiandocial (CSU), partia simotër bavareze e Unionit Kristiandemokrat (CDU) të Kancelares Angela Merkel.
Brehm thotë, se ligji ekzistues “nuk ka më lidhje me botën e sotme të punës”. Megjithëse pritet miratimi i skemës, mbetet të përcaktohet nëse kjo zbritje e re tatimore do të aplikohet praktikisht, apo do të ndërlidhet me shumën prej 1000€ të liruar nga tatimi, pasi ajo llogaritet si kosto për transportin dhe sendet e tjera të nevojshme për punën, që duhet t‘i sigurojë vet punonjësi./DW

Related Posts

Grekët “kursejnë” orizin, në dasma, do hidhet oriz i dëmtuar
Pikante

Grekët “kursejnë” orizin, në dasma, do hidhet oriz i dëmtuar

10/11/2025
Vrasja për hakmarrje në Kretë, ceremoni mortore nën masa të rrepta sigurie (VIDEO)
Lajme

Vrasja për hakmarrje në Kretë, ceremoni mortore nën masa të rrepta sigurie (VIDEO)

05/11/2025
Terror në një fshat të Kretës, 2 të vdekur pas përplases me armë mes dy familjeve në konflit prej vitesh
Kryesore

Terror në një fshat të Kretës, 2 të vdekur pas përplases me armë mes dy familjeve në konflit prej vitesh

01/11/2025
Krim i rëndë në Greqi/ Djali vret nënën, xhaxhanë dhe më pas hidhet nga ballkoni
Kryesore

Krim i rëndë në Greqi/ Djali vret nënën, xhaxhanë dhe më pas hidhet nga ballkoni

31/10/2025
TikTok kalon në duart e amerikanëve!
Kryesore

TikTok kalon në duart e amerikanëve!

26/09/2025
Aksident me vdekje në Greqi
Kryesore

Aksident me vdekje në Greqi

24/09/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Në pritje të përditësimit të renditjes nga FIFA, Shqipëria më sytë nga shorti i Play Off të Botërorit

Në pritje të përditësimit të renditjes nga FIFA, Shqipëria më sytë nga shorti i Play Off të Botërorit

18/11/2025
“Mos i vish”/ Kiara zbulon çfarë nuk i pëlqen Luizit te ajo

Filmi i Luiz Ejllit dhe Kiara Titos, konfirmohet data e publikimit në kinema

18/11/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al