• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

BE ofron mbështetje për promovimin e produkteve artizanale shqiptare

13/07/2020
BE ofron mbështetje për promovimin e produkteve artizanale shqiptare

Në kushtet e zhvillimeve globale në fushën socio-kulturore, po bëhet gjithnjë dhe më e rëndësishme që publiku të ketë akses tek inovacioni dhe modele të reja biznesi që kanë për objektiv krijimin e një sektori punësimi të qëndrueshëm që do të tejkalojë sfidat e ardhshme socio-ekonomike, por edhe ambjentale me të cilat do të përballet njerëzimi.

Për t’i dhënë një zgjidhje ekonomike dhe teknike kësaj sfide, projekti i financuar nga BE, “Phygital” ka për objektiv të krijojë dhe të promovojë një model biznesi dhe prodhimi inovativ, që bazohet në njohuritë e akumuluara dhe praktikat më të suksesshme në fushën e prodhimit, duke përfshirë përdorimin e printerave 3D, dhe makineri të tjera të fjalës së fundit të teknoklogjisë. Modeli që operon me moton “dizenjo globalisht, prodho lokalisht” ka qenë i suksesshëm kur është provuar në rang botëror.

Në terma konkretë, projekti synon të rrisë kapacitetet prodhuese për inovacion, duke mbështetur sipërmarrës lokalë, fokusuar në Shqipëri në fushën e artizanatit, me pajisjet e teknologjisë së fundit, por edhe me njohuritë për t’i operuar këto pajisje dhe për t’u njohur me praktika drejtimi të biznesit që kanë qenë të suksesshme në glob. Projekti promovon prodhimin lokal dhe njëkohësisht nxit krijimin e rrjeteve të bashkëpunimit ndërkombëtar mes sipërmarrësve. Për të arritur këtë qëllim, Phygital do të zhvillojë një platformë multilinguistike dijesh dhe eskperiencash të provuara më parë, e cila do t’u ofrojë sipërmarrësve të rinj mundësinë që të njihen me këto praktika dhe mënyrat sesi mund të inkorporojnë këto modele suksesi në biznesin e tyre. Më tej, Phygital do të financojnë krijimin e hapësirave të prodhimit, “Makerspace” të cilat do të jenë pajisur me teknologjinë e fundit të prodhimit dhe që do të ofrojnë seminare dhe trajnime për të mësuar sipërmarrësit lokalë sesi t’i shrytëzojnë këto pajisje.

Projekti rajonal operon në tre shtete, në Greqi ku është i fokusuar në provimin e teknologjive të fundit në fushën e agrikulturës, në Qipro ku fokusohet në fushën e praktikës së arteve sociale, ndërkohë që në Shqipëri, projekti synon mbështetjen e sipërmarrjeve në fushën e prodhimit artizanal. Phygital do të shërbejë në vazhdimësi si një rrjet i hapur dhe i decentralizuar biznesesh dhe profesionistësh, me qëllim promovimin dhe mbështetjen e inovacionit dhe sipërmarrjes sociale.

Phygital ka si target group, profesionistët e lirë, bizneset e vogla dhe të mesme si edhe sipërmarrjet e vogla të sektorit të artizanatit, por natyrisht do të shërbejë dhe si një hapësirë ku do të mund të venë në jetë idetë e tyre inovative, njerëz nga i gjithë publiku. Vlera e shtuar e këtij projekti që do të implementohet në Shqipëri nga HEC Foundation, qëndron në mbështetjen e vazhdueshme që do u ofrohet sipërmarrësve në një botë gjithnjë dhe më globale, ku inovacioni është më i rëndësishëm se kurrë për konkurrueshmërinë dhe mbijetësën e sipërmarrjeve, veçanërisht atyre të vogla dhe lokale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Si të martohesh me një të ri emigrant shqiptar dhe të ndahesh me sukses…?!
Kryesore

Si të martohesh me një të ri emigrant shqiptar dhe të ndahesh me sukses…?!

21/03/2025
A ndikon mungesa e vitaminës D tek tensioni i lartë i gjakut?
Lajme

A ndikon mungesa e vitaminës D tek tensioni i lartë i gjakut?

07/03/2025
Dr. Skerdi në kërkim të ekselencës: Nga Parlamenti Europian te çmimi “Energie per Roma”
Lajme

Dr. Skerdi në kërkim të ekselencës: Nga Parlamenti Europian te çmimi “Energie per Roma”

19/02/2025
Shkencëtarët zbulojnë 3 tiparet kryesore që karakterizojnë beqarët
Lajme

Shkencëtarët zbulojnë 3 tiparet kryesore që karakterizojnë beqarët

07/02/2025
Meri Shehu tregon shenjat të cilat do të kenë më shumë fat në muajin e dashurisë!
Lajme

Meri Shehu tregon shenjat të cilat do të kenë më shumë fat në muajin e dashurisë!

06/02/2025
Kjo shenjë e Horoskopit do të divorcohet muajin e ardhshëm
Lajme

Kujdes, ja përse këto shenja të horoskopit nuk duhet t’i gënjeni kurrë

23/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al