Rreth 402 milionë lekë të vjetra ka shpenzuar Bashkia Gjirokastër vetëm gjatë muajit korrik 2017.
Sipas të dhënave nga Thesari i Shtetit, në total gjatë këtij muaji janë kryer 36 transaksione të ndryshme.
Ndër shpenzimet e tjera, bië në sy blerja e një programi kompjuterik me vlerë rreth 3 milionë lekë të vjetra. Është fjala për programin e kontabilitetit ‘Alpha’.
Ndërkohë 2.7 milionë lekë të vjetra janë shpenzuar për hartimin e projektit të Urës së Picarit.
Në linkun më më poshtë mund të shihni zë më zë të gjitha shpenzimet e muajit korrik.
/ArgjiroLajm.net/