Skema e Granteve për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin, e harmonizuar me programin kombëtar të Qeverisë Shqiptare për zhvillimin Socio-ekonomik te vendit “Programin për Zhvillimin e Integruar dhe të Qëndrueshëm të 100 + Fshatrat e Shqipërisë 2022-2026”, sapo ka filluar zbatimin me Bashkitë fituese të përzgjedhura nga një proces I gjatë vlerësimi. Përfituese janë edhe Dropulli e Gjirokastra. Projekti fitues i tyre ka të bëjë me
“Zhvillimin ekonomik alternativ në zonat me risk të lartë të veprimeve ilegale/informale si mbjellja e kanabisit në Gjirokastër dhe Dropull”. Konkretisht prite që përmes këtij projekti në Lazarat të stimulohet kultivimi i bimëve medicinale dhe përpunimi i tyre.
Vlera e projektit është rreth 300 milionë lekë të vjetra. Mbetet për t’u parë se si do ta operacionalizojënë këto dy bashki këtë projekt dhe çfarë impakti do të ketë ai në komunitetin lokal. Lazarati e humbi statusin si “kryeqyteti i kanabisit” në Europë në qershor 2014 pas ndërhyrjes së Policisë së Shtetit. ©argjiroja.net