Basha tha se nuk kishte parë asnjë person që të kishte hunj apo shkopinj në duar. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se nuk ka parë asnjë person me shkop në duar. Përpara mediave, i pyetur nëse kishte persona me shkopinj, Basha tha se nuk kishte parë asnjë person që të kishte hunj apo shkopinj në duar.
Pjesë nga biseda:
Pyetje: Po personat me hunj në duar
Lulzim Basha: Nuk kam parë njeri me hunj e shkopinj në duar, nuk di gjë.
Ndërkohë, ditën e sotme, personi që është filmuar në hyrje të selisë së Partisë Demokratike ishte Ervin Salianji. Deputeti i PD-së mbante në dorë një shkop të madh, për arsye që nuk dihen.