Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar pas statusit të Ramës i cili e quajti propagandë largimet e shqiptarëve, e cila tregon karakterin e natyrën e vërtetë të opozitarëve.
“Edhe sot Rama u përpoq të fajësojë të tjerët për dështimet e tij. Largimi masiv i shqiptarëve është një nga dështimet më të mëdha të Ramës. Shqipëria po humb një brez të tërë prej largimeve masive të 8 viteve të fundit. Rama duhet të largohet që vendi të shpëtojë nga kjo katastrofë.”- shkruan Basha.