Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka replikuar sërish me kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit, i përmendi lapsuset. Përmes një statusi në Twitter, Basha shkruan se kryeministri duhet të merret me vjedhjet, ekonominë, shëndetësinë e vendit e jo të fshihet si struci pas një lapsusi.
“Kur vjedhja galopante, keqqeverisja, ekonomia dhe shëndetësia janë sot drama e çdo shqiptari,KM fshihet si struci pas një lapsusi. Tragjike dhe me pasoja është të kesh një KM që nuk do ta t’ja dijë për 6 në 10 biznese drejt mbylljes, e 100 mijë shqiptarë që kanë humbur punën,”- shkruan Basha.
Më herët, gjatë një komunikimi me gazetarët, Rama përmendi lapsusin e kryeopozitarit, që një ditë më parë tha ‘6 në 4 biznese dalin me humbje’, në vend që të thoshte ‘6 në 10 biznese dalin me humbje’.