• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Basha një lolo që duhet marrë pa dramë, por me të qeshur

08/01/2022
12 gra në kabinetin “Rama 3”, Bushati: Nuk ka gra me karakter, por nga ato që e quajnë shefin e tyre Skënderbe

Nga Andi Bushati

Lulzim Basha nuk bëri asgjë që nuk pritej. Ai i blindoi dyert e PD-së njësoj si Edi Rama kryeministrinë. Ai i hodhi gaz lotsellës “serb” protestuesve njësoj si Ardi Veliu. Ai në fund, u bë një lodër në duart e policisë së regjimit, e cila si për ta përdhunuar përfundimisht dha edhe një deklaratë shtypi përpara selisë së çliruar.

Ai i bëri ata deputetë që e mbështesin të duken njësoj si Jenisheri, Gjuzi, apo kërpërata, në kuvendin e shkuar.

Ai i e shndërroi selinë kryesore të opozitës në një paradhomë të zyrave të regjimit.

Ai e qesharakëzoi edhe synimin amerikan për të “luftuar korrupsionin” duke vërtetuar se e gjithë strategjia me “non grata”, nuk qe asgjë më tepër se një plan për ta ulur kreun e opozitës, bythëzbuluar mbi prehërin e Ramës.

Prandaj nga dita e sotme, kur u pa qartë se kishte një marëveshje paraprake mes policisë së regjimit dhe përfaqësuesve të “opozitës” bashiste, të cilat u koordinuan brenda dy- tre minutave, nuk do të mbeten në memorie imazhet e dhunës.

Edhe gazi lotësjellës, edhe kapuçonët e zinj të armatosur brenda selisë, edhe deputetët me hunj nëpër duar do të harrohen shumë shpejt. Sepse ato janë vetëm një pikë e errët në tablonë shumë dimensionale të asaj që ka ndodhur.

Lajmi i madh, e vërteta e hidhur, është se që nga kjo e shtunë, ky vend drejtohet nga një autokrat që ka një zyrë në kryeministi dhe një tjetër në SHQUP. Si rrjedhojë e kësaj ne kemi një opozitë fasadë të cilës
i prin një kryetar lolo.
Ndryshimi i tij i vetëm është se ai përfundoi procesin e konvertimit nga palaçoja 16 vjeçar i Saliut në atë të Edit.

Kush nga deputetët që do kenë këtej e tutje fytyrë të mbështesë Bashën, mund të dalë e të flasë, në debatet publike, për uniformat blu që godasin në mënyrë shproporcionale qytetarët? Kush do ketë guximin të kritikojë policinë e narko shtetit? Kush do ketë paturpësinë të evokojë atë që iu bë protestuesve të Unazës, bulevardit të ri, apo atyre që shprehën dufin përpara kryeministrisë.

Deputetëve të Bashës dhe atij vetë, nga sot iu mbyll goja për shumë krime që kanë ndodhur në këto vite, se ata u bënë vetë pengje të këtij pushteti kriminal.

Prandaj në vend që të regjistrojmë në memorie dhunën, civilët me armë dhe dyert e blinduara, në vend pra që ta shohim Lulzim Bashën dhe shpurën e tij si barbarë, le ti mëshirojmë dhe te qeshim me ta.

Prej këtij 8 janari s’janë asgjë më shumë se kllounët e pështirë të regjimit, të cilët do të kenë vetëm një sfidë, ta luajnë rolin pak më mirë se Myslymi apo Rudina./ Lapsi.al

Related Posts

The Guardian: Trump Netanyahu dhe Khamenei
Blog

The Guardian: Trump, Netanyahu dhe Khamenei, 3 pleq të zemëruar që mund të na vrasin të gjithëve

15/06/2025
Një sqarim për pasagjerët e verbër të “trenit bullgar” me makinist Sali Berishën
Blog

Një sqarim për pasagjerët e verbër të “trenit bullgar” me makinist Sali Berishën

17/06/2025
Në ndeshjen Shqipëri – Serbi, shqiptarët kanë rastin të tregojnë qytetari
Blog

Në ndeshjen Shqipëri – Serbi, shqiptarët kanë rastin të tregojnë qytetari

06/06/2025
Dhe pastaj Parashqevinë e përpiu përsëri harresa…
Blog

Dhe pastaj Parashqevinë e përpiu përsëri harresa…

05/06/2025
Unë, nga sot (e në vazhdim), jam me Edi Ramën!
Blog

Unë, nga sot (e në vazhdim), jam me Edi Ramën!

18/05/2025
Pse militantët e Berishës përballojnë humbjen me Ramën, por nuk e kapërdijnë dot fitoren e Joridës
Blog

Pse militantët e Berishës përballojnë humbjen me Ramën, por nuk e kapërdijnë dot fitoren e Joridës

18/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Drejtuesit e filmave të James Bond ‘ngushtojnë listën e tyre në vetëm TRE kandidatë’

Drejtuesit e filmave të James Bond ‘ngushtojnë listën e tyre në vetëm TRE kandidatë’

30/06/2025
VIDEO/ Fluminense befason Interin, kryeson pas 45 minutash

VIDEO/ Zhgënjim total i Interit, Fluminense “fluturon” në çerekfinalen e Botërorit të Klubeve

30/06/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al