“Rama premtoi punësim për shqiptarët por sot numri i të larguarve nga Shqipëria është më i larti në Europë. Ne do të kthejmë shpresën për shqiptarët, ne do ta ndryshojmë Shqipërinë”, deklaroi sot Kryetari i opozitës, Lulzim Basha. Në një video-fakt të publikuar nga Partia Demokratike, e cila shoqëron mesazhin e Bashës, ballafaqohen premtimet e pambajtura të Kryetarit të PS-së, sot Kryeministër, Edi Ramës, me realitetin e hidhur të mijëra shqiptarëve që enden nëpër botë duke kërkuar azil.
“Ju kujtohet kur Edi Rama premtoi 300 mijë vende pune?! – thuhet në video. – Dështoi! Që prej vitit 2014, qindra mijëra shqiptarë kanë emigruar në vendet e Bashkimit Evropian. Kjo është arsyeja kryesore përse renditemi të parët për nga numri i azilkërkuesve në vendet e BE-së.
Nëse nuk e ndalim sot, Shqipëria do të plaket dhe tkurret gjithmonë e më shumë. Ne kemi një plan konkret. Ne do t’i rikthejmë Shqipërisë punën,” thekson në mesazhin e saj PD-ja dhe kryetari Lulzim Basha. Ndiqni videon: