Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kujtuar në një postim në twitter se ndërsa 60 njerëz vdiqën këtë javë nga virusi, Rama I pandjeshëm merret me meme në instagram, duke u dëfryer.
‘Mbi 60 njerëz vdiqën këtë javë nga virusi, mbi 60 familje të dërrmuara po qajnë dhe vajtojnë sonte të dashurit e tyre, ndërsa kryeministri i pandjeshëm dëfrehet duke bërë meme në Instagramin e tij. Ditë e trishtuar për vendin tonë!’