• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Basha i bindur se do të jetë Kryeministër: Edhe 80 vjet të rrijë Rama në pushtet nuk bën dot atë që bëra unë

23/01/2021
Basha i bindur se do të jetë Kryeministër: Edhe 80 vjet të rrijë Rama në pushtet nuk bën dot atë që bëra unë

Lulzim Basha është i sigurtë se pas 25 prillit do të jetë kryeministër.

Ai thotë se nuk do të bëjë mrekulli, por do të jetë një kryeministër i normalitetit.

Më tej, Basha akuzon Ramën se po e kopjon, ndërsa thotë se Rama edhe 80 vjet të rrijë në pushtet, nuk i arrin dot ato që ka bërë ai.

“Ne kemi shpalosur heqjen e taksës për biznesin e vogël dhe këta në ditët e tyre të fundit e premtojnë kishin 8 vjet për ta realizuar, e premtojnë 3 muaj para se të largohen me votë.

Ne kishim e rrogës dhe rrogën minimale 300 euro dhe këta 3 muaj përpara e kopjojnë. Mund të marr një seri premtimesh të Edi Ramës 3 muaj para se të lerë pushtetin që nuk janë gjë tjetër veçse kopje.

Nuk janë gjë tjetër veçse kopje e keqe e programit tonë. Që do të thotë që Partia Demokratike jo vetëm nuk është vonë por është kjo formë e hartimit të programit, se ne nuk i shpikëm këto, erdhën si produkt i gjendjes, i dialogut me grupet e interesit, kryesisht me qytetarët dhe i përgjegjshmërisë që kjo që themi sot nesër do të bëhet realitet.

S’kam premtuar mrekullira unë dhe as nuk premtoj mrekullira, kam premtuar normalizim dhe normalitet.

Nuk do të jem kryeministër i mrekullirave, por do të jem kryeministër i normalitetit dhe i fjalës së mbajtur dhe për këtë flasin dhe rekordet e mia, që është kompleksi tjetër i madh që ka kundërshtari politik.

E kam thënë dhe po e përsëris që në detyrat që më janë ngarkuar, që nga ndërtimi i Rrugës së Kombit, tek heqja e vizave për shqiptarët, tek futja e Shqipërisë në NATO, detyra të cilat i kam kryer pa pasur përgjegjësinë dhe fuqinë e kryeministrit.

80 vjet po të rrijë Edi Rama në pushtet nuk i bën dot. Edhe tunelin e Elbasanit. Mos flas për Unazën e Tiranës që e gjeti gati, po ikën 8-vjeçari dhe akoma nuk e ka mbaruar.

Pra, për mua dhe aftësinë time për ti qëndruar fjalës, madje për ti bërë para kohe realitet ato angazhime që kam pasur para qytetarëve flet puna ime sikundër për Edi Ramën pas 8 vitesh shqiptarët janë fare të qartë, dështimet janë të qarta, mosmbajtja dhe thyerja e premtimeve janë të qarta”, tha Basha.

Fjalë Kyce: 80 vjetlulzim bashapdramazgjedhjet
Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Fjala e panjohur e Enver Hoxhës në ’78-ën, për raportet me Jugosllavinë e Greqinë
Lajme

Fjala e panjohur e Enver Hoxhës në ’78-ën, për raportet me Jugosllavinë e Greqinë

05/03/2021
Rudina Xhunga: PD-në e kontrollon ende Berisha, ai i bën listat. Basha është vetëm folës
Lajme

Rudina Xhunga: PD-në e kontrollon ende Berisha, ai i bën listat. Basha është vetëm folës

05/03/2021
Lajme

39 raste të reja me Covid në Sarandë, 30 në Gjirokastër, 22 në Tepelenë, 9 në Delvinë e Memaliaj, 4 në Përmet, 1 në Finiq e Libohovë

05/03/2021
Deputeti i PS-së largohet nga politika: Fundi i një kapitulli, do doja të kisha bërë më shumë, por kaq mundësi kisha
Lajme

Deputeti i PS-së largohet nga politika: Fundi i një kapitulli, do doja të kisha bërë më shumë, por kaq mundësi kisha

05/03/2021
Tritan Shehu kërkon vota për PD-në në Tepelenë: Basha do qeverisë për shqiptarët. Më 25 prill shqiptarët do t’i tregojnë rrugën Ramës
Lajme

Tritan Shehu kërkon vota për PD-në në Tepelenë: Basha do qeverisë për shqiptarët. Më 25 prill shqiptarët do t’i tregojnë rrugën Ramës

05/03/2021
Albin Kurti bën fushatë me Çerçiz Topullin për kandidatin e tij në Gjirokastër (VIDEO)
Lajme

Rudina Xhunga: Albin Kurti m’u duk i vjetër, e kam promovuar si një ‘e re’ që duhet mbështetur por ngjan si i ardhur nga folklori

05/03/2021

 

 

 

 

 

Te fundit

Lexoni për zbavitje premtimet e Tritan Shehut në Memaliaj: Do dyfishojme të ardhurat për frymë, njerëzit s’do vuajnë më për bukën e gojës

Lexoni për zbavitje premtimet e Tritan Shehut në Memaliaj: Do dyfishojme të ardhurat për frymë, njerëzit s’do vuajnë më për bukën e gojës

06/03/2021
Fjala e panjohur e Enver Hoxhës në ’78-ën, për raportet me Jugosllavinë e Greqinë

Fjala e panjohur e Enver Hoxhës në ’78-ën, për raportet me Jugosllavinë e Greqinë

05/03/2021
Ç’po ndodh?/ Disa shtete europiane po heqin masat kundër Covid

Ç’po ndodh?/ Disa shtete amerikane po heqin masat kundër Covid

05/03/2021
Mjeku shqiptar në Gjermani: Ndryshoni urgjentisht protokollet anti-COVID! Kujdes këto ilaçe, mund të jenë vdekjeprurëse

Mjeku shqiptar në Gjermani: Ndryshoni urgjentisht protokollet anti-COVID! Kujdes këto ilaçe, mund të jenë vdekjeprurëse

05/03/2021
Ç’po ndodh?/ Disa shtete europiane po heqin masat kundër Covid

Ç’po ndodh?/ Disa shtete europiane po heqin masat kundër Covid

05/03/2021

Media online e pavarur, që synon të informojë me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të vendit. Për marketing dhe çdo informacion tjetër nga shkruani në [email protected]

Follow Us

Facebook Instagram Youtube

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

Lexoni për zbavitje premtimet e Tritan Shehut në Memaliaj: Do dyfishojme të ardhurat për frymë, njerëzit s’do vuajnë më për bukën e gojës

Lexoni për zbavitje premtimet e Tritan Shehut në Memaliaj: Do dyfishojme të ardhurat për frymë, njerëzit s’do vuajnë më për bukën e gojës

06/03/2021
Fjala e panjohur e Enver Hoxhës në ’78-ën, për raportet me Jugosllavinë e Greqinë

Fjala e panjohur e Enver Hoxhës në ’78-ën, për raportet me Jugosllavinë e Greqinë

05/03/2021
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al