Pas publikimit të listës së PD me emrat e kandidatëve për Qarkun Vlorë, deputeti Dashamir Tahiri ka reaguar i irrituar në një status në facebook.
“Miq dhe dashamirës, ju njoftoj se do të vazhdoj rrugën time politike, drejt kandidimit. Në dy herët e kaluara që kam qënë deputet, kam përfaqësuar denjësisht komunitetin Çam dhe Vlonjatët. Une nuk kam qënë kurrë pjesë e asnjë pazari apo sahanlëpirje dhe nuk do të jem kurrë.Kushdo do ta marri përgjigjen nga sovrani në 26 prill pas numërimit të votave”, shkruan Dashamir Tahiri.