• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Basha: Do iu marr paratë oligarkëve, por sot s’dua t’i përmend me emra. 96% e shqiptarëve janë me mua, do i pasuroj kur të bëhem kryeministër

18/09/2020
Basha: Berisha do të jetë kandidat për deputet, në cilin qark të dojë vetë

Lulzim Basha, në intervistën e tij për Blendi Fevziun, ka sulmuar oligarkët, duke deklaruar se do marrë paratë e tyre dhe du ua japë shtresës së mesme.

Megjithatë, ai nuk pranoi të përmendte asnjë oligark me emër.

Sipas Bashës, 96% e shqiptarëve sot duan rrotacion, ndaj dhe thotë se është i sigurtë se më 26 prill do të jetë kryeministri i ri i Shqipërisë.

Më poshtë, pjesë nga intervista e Bashës.

Pse shqiptarët duhet t’ju shohin ju, zoti Basha, si alternativë qeverisëse?

Dy qëllimet kryesore të programit tonë politik janë: të krijojmë një shtresë të mesme dhe institucionet t’u takojnë qytetarëve.

Kë etiketoni ju shtresë e mesme?

Në vlerësimin tim ekonomik në Shqipëri janë ata individë që kanë të ardhura mujore mbi 1 milion lekë të vjetër, të vetëpunësuar apo që kanë poste apo profesione të ndryshme. Ata janë njerëz të pavarur, nuk u blihet vota. Kjo shtresë është stabilitet i demokracisë në vend. Kjo shtresë do të paguajë vetëm 9 për qind tatimfitim.

Ky model ekonomik është histori korrupsioni, është histori korrupsioni se ky model ekonomik çfarë ka bërë?

Ka marrë gjithë paratë e buxhetit të shtetit, ka marrë gjithë pasuritë e vendit dhe i ka përqendruar në duart e një grushti njerëzish që populli rëndom i etiketon si “oligarkë”.

Ju flisni për oligarkët, por kë cilësoni oligarkë?

Janë ata individë që kanë pushtet ekonomik dhe i imponohen pushtetit politik. Sot kjo është kthyer në sistem. Synimi ynë është që ne t’i pasurojmë shqiptarët, të krijojmë shtresë të mesme. Ne do të bëjmë gjithçka që çdo kontratë koncesionare të hetohet, dhe aty ku paratë u janë marrë me pa të drejtë qytetarëve, do t’i kthehen buxhetit. Ne do të përdorim mekanizmin antimafia. Nëse koncesioneri nuk justifikon dot dhjetëra miliona euro, do t’i kthesh ato prapa me efekt prapaveprues.

Cilat kontrata koncesionare, sipas jush, janë korruptive?

Nuk do të them emra sot, por të gjitha kontratat koncesionare nga e para tek e fundit do t’i nënshtrohet testit antimafia.

Ju thoni se do të konsolidoni institucione që u takojnë qytetarëve?

Po, është pika e dytë e programit tonë politik. Nuk do të ketë më një parti që vjen në pushtet dhe i fshin të gjithë. Kjo qeveri dhe ky Kryeministër kanë dështuar, çfarë nuk kanë arritur për dy mandate, do të duan ta arrijnë në mandatin e tretë?! Kjo është qesharake.

Prandaj ne kemi një propozim për institucionet, që do të kërkojnë kufizimin në dy mandate të Kryeministrit, ky është zotimi im dhe unë do ta bëj ligj këtë, do ta bëj në Kushtetutë dhe nëse Parlamenti nuk e arrin këtë, do t’ia kërkoj popullit me referendum.

Kjo do të kufizojë emrin e Kryeministrit apo forcën politike? Jo emrin, jo forcën politike. Nëse unë nuk arrij përmes dy mandateve atë që kam premtuar, çfarë do të arrij në mandatin e tretë?! Ne do të kufizojmë pushtetin me masa konkrete dhe jo me propagandë 3D.

Ju keni firmosur në 2009- ën marrëveshjen e detit me Greqinë, që Gjykata Kushtetuese e rrëzoi 9 me zero. Cili është qëndrimi juaj?

Qëndrimi ynë është i njohur prej 10 vitesh dhe nëse do të ishte ndjekur, sot kjo çështje nuk do të ishte më. E para, të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Kjo është e panegociueshme. E dyta, duke qenë se çështja u mbars me retorikë politike në Shqipëri dhe në Greqi, është vajtja në Gjykatën e Hagës.

PD do të hyjë në koalicion me forcat e tjera?

Sigurisht, kemi vendosur që në prill të vitit të kaluar, ka një marrëveshje transparente me aleatët.

Por janë bërë ndryshime në ligj më 30 korrik, që nuk ju lejojnë të bëni koalicione paraprake?

Nuk ka një ligj të tillë, ka përpjekje të Edi Ramës për ta bërë këtë. I gjithë debati sot është të ndryshojë Kodin Zgjedhor në Këshillin Politik dhe të heqin koalicionet. Por kjo nuk ka kaluar akoma. Pas presioneve ndërkombëtare Rama e hoqi atë fjali që ndalonte koalicionet. Reforma zgjedhore është një nga kushtet e KE-së për hapjen e negociatave. Rama është njeriu që 6 muaj para zgjedhjeve dhe caktimit të datës së zgjedhjeve, do të ndryshojë rregullat e lojës, të ndalojë koalicionet.

Nëse i ndalon koalicionet, çfarë do të bëni ju?

Çfarëdo që të bëjë, nuk e shmang dot të pashmangshmen. 96% e shqiptarëve dua ndryshim. Ne do të vendosim mekanizmin që maksimalizon votën e opozitës. Rama tregon se ka frikë dhe se është pakicë, e cila nuk bëhet dot shumicë me hile.

Mund të ndërtoni me PS-në një koalicion të gjerë pas zgjedhjeve, si në rastin e Gjermanisë?

Ka dy përqasje ndaj pushtetit; njëra është përqasja e pushtetit si qëllim në vetvete, siç është ajo e zotit Rama, që bën kalkulime me numra; përqasja ime është që pushteti është një mjet për të arritur objektivat për të cilat unë u kërkova votat qytetarëve. Unë nuk do t’u kërkoj votën qytetarëve për të qeverisur me Edi Ramën. Edi Rama dhe ministrat e tij duhet të mbajnë përgjegjësi politike dhe penale. PD-ja, jo fasadë e sektit të Rilindjes.

PD-ja do të jetë e hapur ndaj çdo kontribuuesi, qoftë ky dhe kritik apo kontestues ndaj jush, si Jozefina Topalli?

Po dhe vetëm po.

A do të jetë Sali Berisha kandidat i Partisë Demokratike?

Po.

Në listën e cilit qark?

Ku të dojë!

Related Posts

E rëndë në Finiq/ Grabiten me dhunë dy të moshuar
Kryesore

E rëndë në Finiq/ Grabiten me dhunë dy të moshuar

16/09/2025
Në timon pa patentë dhe makinë pa targa, arrestohet 45-vjeçari në Përmet
Kryesore

Gjirokastër, adoleshentja pa patentë shkakton aksident

16/09/2025
Kryesore

“Një birbo pa din e pa iman” – Rama kritikon gjyqtarin: Ktheve në detyrë drejtorin e AMP Vlorë që u kap me presh në duar në Ksamil. Shkelja është ‘e ububushme’

15/09/2025
Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeveritar, Diella mbetet jashtë
Kryesore

Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeveritar, Diella mbetet jashtë

15/09/2025
Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë
Kryesore

Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë

15/09/2025
Aksident/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal
Kryesore

Aksident/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

15/09/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

E rëndë në Finiq/ Grabiten me dhunë dy të moshuar

E rëndë në Finiq/ Grabiten me dhunë dy të moshuar

16/09/2025
Në timon pa patentë dhe makinë pa targa, arrestohet 45-vjeçari në Përmet

Gjirokastër, adoleshentja pa patentë shkakton aksident

16/09/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al