Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka vijuar takimet elektorale në Paskuqan, aty ku ka rastisur dhe një socialist i cili i zhgënjyer me qeverisjen e Edi Ramës, ka grisur teserën e PS-së. Vec tij edhe disa përkrahës të PS-së i janë bashkuar Partisë Demokratike. “Socialistët janë vëllezërit dhe motrat tona. Bashkë për ndryshim! Votoni numrin 9 për fëmijët tuaj dhe të ardhmen tuaj!”, iu ka thënë Basha.