• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Basha: Berisha, Rama dhe Meta të shqetësuar nga rikthimi im. Të tregojmë pasurinë e çdo politikani, le të fillojnë me mua

04/06/2023
Basha: Berisha, Rama dhe Meta të shqetësuar nga rikthimi im. Të tregojmë pasurinë e çdo politikani, le të fillojnë me mua

Lulzim Basha i është rikthyer retorikës së vjetër të përdorur ndaj Berishës, Metës dhe Ramës duke i cilësuar si ‘trekëndëshi i Bermudës’. Ish kryedemokrati gjatë një takimi me demokratët në Kamëz tha se të tre, si Berisha ashtu si Meta dhe Rama janë të shqetësuar nga rikthimi i tij në politikën aktive dhe nga propozimet që pari duke parë rezultatet e zgjedhjeve të 14 majit.

“Nuk është vetëm ai që është shqetësuar nga dalja ime. Shumë janë shqetësuar nga dalja ime, sepse e kanë monopolizuar debatin publik, duan të dalin vetëm ata të tre dhe kukullat e tyre. Janë shqetësuar shumë. Thelbi i propozimeve të mia është që ajo që i ka ndodhur Shqipërisë në 2008-ën të zhbëhet. Kjo i shqetëson, duan monopol mbi politikën, median, ekonominë. Duan që Shqipëria të mbetet çifligu i këtyre tre personave”- tha Basha.

Ndërkohë ai tha se sulmet e Berishës ndaj tij vijnë si përpjekje e kreut të Rithemelimit për të hequr vëmendjen nga humbja e thellë në 14 maj ku në bashkëpunim me Metën arriti të merrte vetëm 7 bashki.

“Me sulmet ndaj meje përpiqet të heqë vëmendjen nga humbja në 14 maj,. Mundësia e dytë është që ta ketë humbur vetë fare. Por për mua është kapitull i mbyllur që unë e kam lënë pas. Duhet të shqetësohemi për të nesërmen”-shtoi Basha.

Një tjetër rezervë, Basha e kishte edhe për kandidatët e Metës dhe Berishës për të cilët tha se kanë qenë të paracaktuar dhe se nuk janë zgjedhur nga procesi i Primareve. Ndërsa ironizoi edhe koalicionin e Metës dhe Berishës në zgjedhjet e 14 majit, duke e quajtur ‘bashkimi për dështim’.

 

“Bashkimi për Fitore ose më saktë bashkimi per Dështim, shpallën të ashtuquajturën “Primaret”. Këtu në Kamez njëri u tërhoq. Tjetri tha procesi tha ishte i manipuluar. Procesit të primareve, vetëm emri i mbeti i tillë, prodhoi pakëanaqësi të shumta. Ju e patë që u votua në primare nga militantët e PS. Ndërkohë që kandidati që doli nga i ashtequajturi process i primareve një kandidat i gjymtuar nga çdo pikëpamje. A doni te futemi edhe me thellë? Të ashtuquajturit kandidatë të primareve ishin paracaktuar nga njerëz me damkë me korrupsion gjatë 8 vjeçarit të qeverisjes tonë. Nuk kemi asnjë fytyrë të dalim para shqiptarëve dhe tu kërkojmë rrotacion për të hequr disa hajdutë dhe për të vënë disa të tjerë që u kanë mbaruar lekët që kanë vjedhur gjatë kohës që PD ka qenë në qeveri. Duhet të ndahemi nga këta individë”- u shpreh Basha.

Related Posts

Emërohet shefi i ri i Policisë Kufitare në Sarandë
Lajme

Emërohet shefi i ri i Policisë Kufitare në Sarandë

13/07/2025
Hotelet në Sarandë e Ksamil “bëhen pishman”, nis ulja e çmimeve dhe fushatat në rrjetet sociale
Kryesore

Sarandë, nëna denoncon në polici: Më dhunuan dhe filmuan vajzën 12-vjeçare

13/07/2025
Shqipëria, e para në listën e destinacioneve verore jashtë zonës Schengen për t’u vizituar
Kryesore

Turistja serbe denoncon në polici: Në Ksamil më goditën me grusht në kokë

13/07/2025
La ëndrrën për futbollin që të ndërtojë të ardhmen në Theth, 23-vjeçari i zhgënjyer: Do emigroj sërish
Kryesore

La ëndrrën për futbollin që të ndërtojë të ardhmen në Theth, 23-vjeçari i zhgënjyer: Do emigroj sërish

12/07/2025
Blegtoria në rënie të lirë/ Shqipëria importoi nga jashtë 300 mln euro bulmet dhe 383 mln euro mish
Kryesore

Blegtoria në rënie të lirë/ Shqipëria importoi nga jashtë 300 mln euro bulmet dhe 383 mln euro mish

12/07/2025
I kërkuar në Belgjikë, shqiptari kapet nga grekët në Kapshticë
Lajme

I kërkuar në Belgjikë, shqiptari kapet nga grekët në Kapshticë

12/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Besa Kokëdhima zbulon planet për dasmë: Nuk dua të më ngelë gjë peng

Besa Kokëdhima zbulon planet për dasmë: Nuk dua të më ngelë gjë peng

13/07/2025
Debat në studio/ Deklarata e Gerta Gixharit: Kampingu është për fakirët

Debat në studio/ Deklarata e Gerta Gixharit: Kampingu është për fakirët

13/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al