• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Barbana rrëfen si e mësoi lajmin për vëllanë: Nuk do ta harroj kurrë atë telefonatë…

05/03/2017
Barbana rrëfen si e mësoi lajmin për vëllanë: Nuk do ta harroj kurrë atë telefonatë…

Në intervistën e saj të parë që prej ndarjes nga jeta të vëllait të saj 22 – vjeçar, Barbana ka rrëfyer për jetën pa Ergin dhe dhimbjen e madhe që shkaktoi humbja e tij.

“Është një luftë e madhe e përditshme me dhimbjen, me boshllëkun, me mallin, me realitetin. Është shumë e vështirë për mua që të gjej fjalë për të përshkruar të gjitha ato ndjesi që ndodhen brenda meje në këto momente. Pika ime e fortë ka qenë familja. Duke qenë e tillë mendoj që detyrimi im nuk ka mbaruar akoma në këtë jetë. Tashmë kam një detyrim më të madh, për të jetuar për dy. Realisht kanë ndryshuar shumë gjëra, në radhë të parë ndryshimi i konceptit për jetën, që e kemi çdo gjë në dorë dhe çdo gjë është rezultat i veprimeve apo i zgjedhjeve tona dhe ky është gabimi i madh. Sepse ne njerëzit jetojmë dhe mendojmë si të përjetshëm dhe harrojmë se do të ikim një ditë nga kjo botë…”

Por si e mësoi Barbana lajmin për të vëllanë? Një telefonatë aspak e këndshme, që ajo nuk do ta harrojë kurrë i la shijen më të hidhur… A ishin motorat pasioni i Ergit? Mediat këtë shkruajtën, ama fjalët e këngëtares dëshmojnë të kundërtën.

“Përveç ngjarjes, tragjedisë që shkaktojnë ngjarje të tilla, ndonjeherë duhet të përmballemi me njerëz të papërgjegjshëm, që për arsye të ndryshme, duan të përçojnë mesazhe të gabuara duke mos u informuar mirë. Një mungesë profesionalizmi, do të thoja dhe është abuzuar shumë me këtë pjesë. Për këtë fakt kam qenë dhe shumë e prekur dhe shumë e mërzitur të them të drejtën.. sepse Ergi realisht, unë e njihja më shumë se kushdo dhe kjo është pjesa që do më ngelet peng gjithmonë, që ai nuk i kishte qejf motorat. Po t’i kishte qejf, ai sigurisht do të kishte motorin e tij dhe nuk do të ishte pasagjer. Unë personalisht për këtë ngjarje jam njoftuar nga një gazetare, të cilës nuk dua t’ia përmend emrin dhe e cila më ka kërkuar falje. Por ndonjëherë dhe jo gjithmonë falja bën punë. Sepse unë atë telefonatë nuk do ta harroj kurrë… Nuk mundet kurrsesi një qenie njerëzore, çfarëdo profesioni që të ketë, t’i mungojë njerëzillëku deri në këtë farë pike, sa të marësh motrën në telefon për t’i konfirmuar që vëllai i saj nuk jeton më. Dhe kjo ka qenë pikërisht spuntoja e gjithë acarimit tim, me të drejtë. Sepse të paktën them diçka, nëse njerëzit nuk janë në gjendje të bëjnë mirë të paktën mos na bëjnë keq. ”

Njeriu nuk rresht kurrë së ëndërruari, e kjo është një nga arsyet që e mban atë gjallë, pavarësisht moshës, por për Ergin, artistin e ri të talentuar nuk rezultoi kështu. Mjaftoi vetëm një çast, që e gjithë ajo që ai ëndërronte apo dashuronte, të shuhej. E ndoshta një nga pengjet më të mëdha ishte fakti se, sa ishte mes nesh, nuk mori vlerësimin që meritonte.

“Ergi realisht, të gjitha ëndrrat e tij i la përgjysmë. Ky është peng, vetë mosha është një peng. Ai ishte një person që në një farë mënyre apo një tjetër, çdo person që e njohu, i la një peng. Pse e them këtë? E them këtë sepse realisht ai nuk e mori atë që e meritonte dhe kjo është një ndër pengjet më të mëdha. Jetojmë në një vend ku sa më shumë i talentuar të jesh, aq më shumë dyer të mbyllen dhe fatkeqësisht të paktën them, edhe pse jetojmë në një vend të çakorduar nga të gjitha anët, publiku nuk është i shurdhër, ia dha vlerësimin maksimal dhe e deshi, për atë që ai ishte, dhe për atë që ai bëri. Është gjynah të thuash dhe të pranosh se në këtë vend duhet pritur një ditë e tillë e zezë për një njeri, që të thuhen të vërtetat. Dhe artistët, sigurisht jo të gjithë, disa prej tyre pritën pikërisht këtë moment, për të thënë këtë të vërtetë, që nëse do t’ia thonin Ergit kur ishte, jam e sigurt që ai do të gëzohej shumë dhe do e vlerësonte shumë”./tvklan/

Related Posts

Alba për Limin: S’ka qenë i pari por do të jetë i fundit deri në përjetësi!
Paparazzi

Alba për Limin: S’ka qenë i pari por do të jetë i fundit deri në përjetësi!

21/01/2026
Monika Kryemadhi flet pa filtra për Ilir Metën: Dashuria ime e parë dhe e fundit
Paparazzi

Monika Kryemadhi flet pa filtra për Ilir Metën: Dashuria ime e parë dhe e fundit

21/01/2026
Me lot në sy, Selin thyen heshtjen në Dhomën e Rrëfimit pas deklaratave të forta të Rogertit
Paparazzi

Me lot në sy, Selin thyen heshtjen në Dhomën e Rrëfimit pas deklaratave të forta të Rogertit

21/01/2026
Ku ishte Taylor Swift? Këngëtarja shfaqet për herë të parë pas albumit të ri
Paparazzi

Taylor Swift drejt një momenti historik në karrierë

21/01/2026
Amanda Seyfried habit fansat: Pse Oscar-i nuk është aspak i rëndësishëm për të
Paparazzi

Amanda Seyfried habit fansat: Pse Oscar-i nuk është aspak i rëndësishëm për të

21/01/2026
G Bani ironizon eliminimin e Erikut nga Big Brother VIP Albania: “VIP my ass!”
Paparazzi

G Bani ironizon eliminimin e Erikut nga Big Brother VIP Albania: “VIP my ass!”

21/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mbesa e Ziver Veizit: Përgjegjësit për 4 të vrarët në 21 Janar duhet të dalin para drejtësisë

Mbesa e Ziver Veizit: Përgjegjësit për 4 të vrarët në 21 Janar duhet të dalin para drejtësisë

22/01/2026
Alba për Limin: S’ka qenë i pari por do të jetë i fundit deri në përjetësi!

Alba për Limin: S’ka qenë i pari por do të jetë i fundit deri në përjetësi!

21/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al