• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bandat shqiptare mbanin të zaptuar konviktin e universitetit në Athinë, shihni kriminelin e gjakosur pasi u qëllua nga policia (FOTO)

29/09/2022
Pesë persona në Greqi rrahin keq shqiptarin me shkopinj druri, në gjendje të rëndë në spital

Këto janë pamjet e 30-vjeçarit shqiptar të plagosur nga policia greke gjatë operacionit në Universitetin Politeknik të Zografou, që dyshohet se ishte lideri i bandës kriminale që vepronte në zonë dhe kishte marrë në kontroll rezidencat e studentëve. Gjatë operacionit policor, ai dyshohet se i është afruar polices dhe e ka pyetur nëse kishte veshur jelek antiplumb, duke tentuar ta plagosë me një kaçavidë.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë operacionit 35-vjeçarja është ndjerë keq dhe është larguar, po gjatë largimit, ajo është sulmuar nga një shqiptar 30-vjeçar me precedent penalë, të cilin e ka plagosur duke përdorur armën e shërbimit.

Anëtarët e tri bandave trafikonin armë dhe drogë, ruanin sende të vjedhura, por strehonin edhe familjet e tyre në ambientet e studentëve, shkruan media greke.

Për më shumë se katër vite të tëra, katet e rezidencës së vjetër studentore në Universitetin e Teknologjisë Zografou ishin bërë të tyret nga banditët e pamëshirshëm shqiptarë, anëtarë të grupit mafioze që përhapte terror dhe panik mes studentëve.

Anëtarët e tri bandave trafikonin armë dhe drogë, kryenin grabitje, ruanin sende të vjedhura, por edhe strehonin… familjet e tyre! Madje, guximi i tyre arriti deri në atë pikë sa të bënin kontroll të armatosur… ndaj kujtdo që hynte apo dilte nga Universiteti Politeknik!

Sipas policisë greke, e cila ka bërë gjithsej 32 arrestime, në godinë kanë qenë të vendosura tre organizata kriminale, dy prej të cilave kishin marrë përsipër grabitjet, ndërsa e treta merrej me drogë.

Dy të parët drejtoheshin nga famëkeqi “Esko”, i cili kishte edhe “mbikëqyrjen” mbi grupin e tretë kriminal, ku pjesa më e madhe e anëtarëve ishin përfshirë edhe në incidente dhune nga tifozët.

Anëtarët e bandës së parë dhe të dytë kishin zënë më shumë se dhjetë dhoma në katin e 7-të të pallatit dhe nuk lejonin askënd të afrohej. Ata terrorizonin studentët e kualifikuar që banonin në konvikt duke bërë “kontroll me fytyrë” dhe duke i kërcënuar me rrahje të pamëshirshme, derisa u pushtonin dhomat me “këtë dua”.

Dy shqiptarët e arrestuar ishin anëtarë të bandës së kallashnikovëve që grabitnin shtëpitë e banorëve në periferi jugore dhe përdhunonin gratë që nga viti 2012.

Në dënimet e tyre të mëparshme, atyre u ishte ndaluar të dilnin jashtë vendit.

30-vjeçari “Esko”, i plagosur gjatë operacionit të policisë, jetonte me partneren, foshnjën e sapolindur, nënën dhe vëllanë e tij në dhomat e pallatit nëntëkatësh ku ndodheshin dhomat e studentëve.

30-vjeçari i cili po trajtohet në njesinë e Kryqit të Kuq, ka pesë urdhër arresti të pakryera për grabitje, armë dhe drogë, por edhe një dosje për rrëmbimin e fëmijës të një gazetareje – atëherë 17-vjeçar.

Prej katër vitesh, Policia greke nuk ishte marrë me autorin e tre grupeve kriminale në ambientet e universitetit e për pasojë gëzonin… azil dhe endeshin të pashqetësuar në zonën e gjerë duke kryer grabitje, sulme dhe rrahje, ndërkohë që kishin plaçkitur zyrat e profesorëve dhe laboratorët si të Universitetit Kapodistrian ashtu edhe të Politeknikut.

Sipas informacioneve, rektori i EKPA-s, i cili ka qenë në dijeni të situatës në rezidencat e studentëve, është thirrur pak ditë më parë për të dhënë një deklaratë në Sigurimin e Athinës.

Në total janë arrestuar 32 anëtarë të tre bandave, përkatësisht 9 nga grupi i parë kriminal, 14 nga i dyti dhe nëntë nga i treti. Nëntë nga drejtuesit e tyre qëndronin në dhomat e Universitetit Politeknik dhe 12 të tjerë “hynin e dilnin” herë pas here, duke frikësuar, rrahur dhe kërcënuar rojet dhe studentët.

Policia greke sekuestroi katër automjete, dy pistoleta, 50 fishekë, shkopa, një thikë, madje edhe kanabis dhe 7500 euro.

Related Posts

25 mijë fishekët e trafikuar nga Shqipëria… për dasmat në Kretë
Kryesore

25 mijë fishekët e trafikuar nga Shqipëria… për dasmat në Kretë

02/07/2025
Rinumërimi në Fier, “nami” me votat e “trafikuara”. Ceno Klosi kishte rreth 1 mijë më tepër, Zegjineja 60 më pak
Kryesore

Rinumërimi në Fier, “nami” me votat e “trafikuara”. Ceno Klosi kishte rreth 1 mijë më tepër, Zegjineja 60 më pak

01/07/2025
Të pathënat e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit/ Flet dervish Hasan Cakranji (VIDEO)
Kryesore

Të pathënat e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit/ Flet dervish Hasan Cakranji (VIDEO)

01/07/2025
Kryesore

Sherr me grushta në Sarandë

01/07/2025
Klientët bënin zhurmë pas mesnate, policia procedon pronarin e lokalit në Ksamil
Kryesore

Klientët bënin zhurmë pas mesnate, policia procedon pronarin e lokalit në Ksamil

01/07/2025
Puna në të zezë, nisin kontrollet në bizneset e bregdetit
Kryesore

Puna në të zezë, nisin kontrollet në bizneset e bregdetit

01/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash

Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash

02/07/2025
E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

02/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al