Gjatë intervistës në “Opinion”, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, është pyetur nëse do të merren parasysh kërkesat e qytetarëve që protestojnë.
Por ajo foli me dyshim se qytetarët që po protestojnë nuk mund të përfaqësojnë domosdoshmërisht shumicën e njerëzve.
“Nëse ka një politikan të lidhur me popullin ai është Edi Rama. E ka ngritur këtë përmes komunikimit”, tha Balluku duke theksuar se kryeministri dhe qeveria janë në ndjekje të vazhdueshme të situatës. Protestuesit ndërkohë kanë paralajmëruar se protesta e radhës masive do të mbahet të shtunën në orën 11:00 përpara Kryeministrisë. ©argjiroja.net