Emisioni “Fiks Fare” zbuloi fakte të tjera për historinë që po trondit Sarandën. Me bekimin e prindërve, sidomos të babait, është lejuar të abuzohet seksualisht me një vajzë minorene. I arrestuari si i dyshuar për këtë krim është 70-vjeçari Bajram Tushe. Në audio-përgjimet e transmetuara nga “Fiks Fare” për ngjarjet në banesën e vajzës, bënte për shtypje edhe qëndrimi skandaloz i inspektorit të Policisë së Shtetit.
Pasi “monstra” Bajram Tushe qëlloi me armë, gjoja me pretendimin për të larguar të dashurin e vajzës që të mos e rrëmbente, polici e “këshillon” me fjalët: “Bajo, ik se nuk lejohet me armë. Mos bëj gabime të tilla”. Pra, jemi në kushtet kur oficeri i policisë është i tredhur përpara Bajos. Në vend që ta ndalojë e shoqërojë në komisariat sepse ka qëlluar me armë, e porosit që të largohet. Ndërkohë nuk dihet ende nëse Bajo Tushe e ka me leje apo jo armën.
Ky efektiv nuk meriton të jetë në radhët e Policisë së Shtetit. Drejtori Ardi Veliu duhet ta shkarkojë urgjentisht dhe të nisë hetimi ndaj tij. Si mundet që një punonjës policie të bëhet palë me një pedofil, të mos e ndalojë kur ai qëllon me armë dhe ta këshillojë të largohet në shtëpi. Kjo është po aq kriminale sa akti i abuzimit me vajzën e mitur. Audio-regjistrimi i transmetuar nga “Fiks Fare” thellon skandalin dhe zbulon jo vetëm perversitetin e plakut Bajram Tushe, por edhe të prindërve të vajzës.
Në mënyrë të habitshme ata duken të shqetësuar vetëm për fatin e Bajram Tushes dhe jo të vajzës që duket e traumatizuar nga dhuna dhe abuzimi me të. Më poshtë audio-regjistrimi i përgjuar nga vetë vajza, ku dëgjohet oficeri i policisë që këshillon “monstrën” Bajram Tushe.
©argjiroja.net