Në një artikull të publikuar në The Sun, janë listuar baballarët seksi të të famshmëve. Mes tyre është edhe Dukagjini, babai 51 vjeçar i Dua Lipës i cili u bë i famshëm në Internet me famën që mori dhe vajza e tij, por edhe për shkak të pamjes së tij fizike. The Sun e quan: Hotter than Hell, më të nxehtë (seksi) se ferri, duke zgjedhur titullin e këngës së Duas 24 vjeçare.
‘Kur bëhet fjalë për babain e një personi të famshëm që i çmend fansat, askush nuk e ka bërë si babai ‘Silver Fox’ i Dua Lipërs, Dukagjini 51 vjeç i cili vitin e kaluar vodhi zemrat e britanikëve gjatë një shfaqje. Në fakt, pamja e tij seksi u vu re nga moderator Jack Whitehall. Gjatë një interviste, Jack e quajti me shaka babanë e Dua-s një dhelpër të argjendtë. Shikojeni Dukagjinin. A na gjeni dot një kamera për këtë djalë?
Shumë fansa të Duas nuk e kishn parë, por Dukagjini është një yll roku. Ai ishte një yll roku në Kosovë me grupin e quajtur ODA dhe tani drejton një agjenci komunikimi dhe festivalin muzikor të Kosovës, Sunny Hill’, shkruan The Sun.