Linjat e brendshme urbane në Gjirokastër janë keq e mos më keq. Problemi është më i madh sidomos gjatë stinës së verës pasi autobusët s’kanë ajër të kondicionuar. Duke folur për Tv Gjirokastra, disa banorë tregojnë edhe raste kur pasagjerëve u ka rënë të fikët në autobus nga asfiksia.
Për fat të keq Bashkia Gjirokastër duket se është pajtuar me këtë situatë. Nuk ushtron kontroll ndaj 7 linjave të brendshme që operojnë në qytet duke i lejuar të ofrojnë një shërbim të keq, me linja të amortizuara dhe pa kushte për lëvizjen e udhëtarëve. Shihni pamjet.
©argjiroja.net