• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Atentati që tronditi Athinën, flet djali i shqiptarit të ekzekutuar: Ngjarja ndodhi për një borxh 600 euro (VIDEO)

15/01/2021
Atentati që tronditi Athinën, flet djali i shqiptarit të ekzekutuar: Ngjarja ndodhi për një borxh 600 euro (VIDEO)

Autori i dyshuar i vrasjes së Edmond Llangozit në Neos Kosmos të Athinës është një shqiptar me origjinë nga Lezha. Autoritetet greke kanë identifikuar ekzekutorin e 54 vjeçarit Llangozi dhe plagosjen e dy djemve të tij, Anxhelo dhe Mihal, 22 dhe 28 vjeç.

Nga hetimet e policisë në vendin fqinj ka rezultuar se shkak i ngjarjes ka qenë një borxh prej 600 eurosh. Ditën e ngjarjes, më 11 janar, njëri prej djemtë e viktimës do t’i kthente shumën e parave personave që ua kishte marrë. Grupi në fjalë drejtohej nga një shqiptar me origjinë nga Lezha.

Ata kishin lënë vendin e takimit përballë një kafeneje pranë shtëpisë së tyre. Kamerat e sigurisë në zonë kanë zbuluar se personi që do të merrte eurot nuk kishte shkuar i vetëm, ç’ka ka ngritur edhe dyshimet e policisë se ata ishin të përgatitur për të përshkallëzuar konfliktin.

Dinamika e ngjarjes

Dëshmitë e dy djemve të viktimës kanë ndihmuar hetuesit grekë për të qartësuar dinamikën e ngjarjes. Sapo njëri prej djemve ka shkuar për të dorëzuar paratë, njëri prej personave që shoqëronte autorin e dyshuar i ka zënë pritë duke e goditur dhe ofenduar.

Këtu ndërhyn edhe djali i dytë i Edmond Llangozit për të shuar debatin. Por në atë moment, është afruar me pistoletë në dorë 35 vjeçari shqiptar nga Lezha, i njohur si “Soni”. Ky i fundit ka qëlluar disa herë në drejtim të dy vëllezërve Llangozi. Pikërisht në këtë moment, për të shpëtuar djemtë, Edmond Llangozi i del para autorit, por 35 vjeçari e qëllon për vdekje.

Duke mos u mjaftuar me kaq, ai ka qëlluar sërish me pistoletë ndaj dy vëllezërve Llangozi dhe nënës së tyre. Me plagë në trup mbetën edhe Anxhelo dhe Mihal Llangozi.

Pas ngjarjes, autori dhe personat e tjerë të grupit u larguan prej andej me një makinë tip “Opel”, me ngjyrë gri. Sipas policisë greke, 35 vjeçari nga Lezha është person me precedentë të theksuar kriminalë. Ai sapo kishte dalë nga burgu me kusht për një plagosje që e kishte kryer më herët./ABC News

Related Posts

Ministrja e Brendshme: Dhuna nuk mund të jetë kurrë një mjet. Policia në krye të detyrës
Kryesore

Ministrja e Brendshme: Dhuna nuk mund të jetë kurrë një mjet. Policia në krye të detyrës

10/02/2026
Protesta e opozitës, 8 policë të lënduar përfundojnë në spital
Kryesore

Protesta e opozitës, 8 policë të lënduar përfundojnë në spital

10/02/2026
I njëjti skenar/ Fjalime, molotov dhe ujë nga policia, mbyllet protesta e opozitës
Kryesore

I njëjti skenar/ Fjalime, molotov dhe ujë nga policia, mbyllet protesta e opozitës

10/02/2026
Berisha: Rama po rrezikon anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Kryesore

Berisha: Rama po rrezikon anëtarësimin e Shqipërisë në BE

10/02/2026
Aktorja e njohur çon në gjykatë Qeverinë dhe AKSHI-n, kërkon pezullimin e ministres “Diella”
Kryesore

Aktorja e njohur çon në gjykatë Qeverinë dhe AKSHI-n, kërkon pezullimin e ministres “Diella”

10/02/2026
Sot protesta e opozitës, 1300 policë në terren
Kryesore

Sot protesta e opozitës, 1300 policë në terren

10/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

‘Përçahen’ dy kunatat në Big Brother, Selin: Ka lënë skema të shëmtuara me mua

‘Përçahen’ dy kunatat në Big Brother, Selin: Ka lënë skema të shëmtuara me mua

10/02/2026
VIDEO/ Shpërdoron avantazhin e dyfishtë, Chelsea zhgënjen në Premier League

VIDEO/ Shpërdoron avantazhin e dyfishtë, Chelsea zhgënjen në Premier League

10/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al