Ish deputeti Luan Rama ka përkujtuar poetin dhe kineastin e ndjerë Petrit Ruka. Ai ka zgjedhur të interpretojë me zërin e tij një nga poezitë më të bukura të Rukës, “Atdheu fillon tek zemra”. Teksa shpërndan materialin e përgatitur, ndër të tjera ai shkruan:
“Mall për poetin:
Eh more Petrit Ruka!…
Ti ike,
Ike për andej…
Na le këngën e zemrës
Dhe malin e mallit këndej.
E unë për t’u çmallur vi e të gjej, të takoj nëpër vargje.
Të gjej në ato këngë zemre e shpirti ku ti je i gjallë; ashtu moskokëçarës, i beftë, mrekullisht i ndjeshëm e fjalëpak si burrat e mençur që e peshojnë fjalën si zemrën, sepse aty fillon atdheu.
Por të gjej edhe gjithherë të qeshur. me atë të qeshurën tënde krejt të veçantë e të bukur si një e qeshur fëmije, që ta dritëzon gjithë fytyrën me një mirësi imponuese.
Për t’u çmallur, i marr poezitë e tua dhe i lexon me zë që të më dëgjosh dhe të na dëgjojnë edhe të tjerët tek po flasim e çmallemi…
Eh more Petrit Ruka!…”, shkruan Luan Rama.