Mes shumë socialistëve që morën pjesë sot në Asamblenë Kombëtare të PS-së, ishte edhe kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi. Si gjithmonë sportiv, me xhaketë blu të errët, bluzë të bardhe dhe xhinse të errëta, Peçi është parë të ngjisë me nxitim shkallët për në sallën ku zhvillohej mbledhja. Me siguri nxitonte hapat për të kapur qoftë edhe një shtrëngim duarsh me liderin e socialistëve, atë që ai e quan “komandant” dhe në jo pak herë i ka uruar publikisht jetë të gjatë sa malet e Shqipërisë. ©argjiroja.net