Gazetari Artan Hoxha gjatë një emisioni në Abc News ka reaguar ashpër kundër atyre që fajësojnë Policinë e Shtetit për cdo gjë. Hoxha shtroi ceshtjen e mungesës së një trajtimi dinjitoz për ta duke filluar që nga paga, uniformat dhe kushtet e tjera të punës. Ai kundështoi me forcë thirrjet “hidhni kapelet” që u bënë gjatë protestës. Sipas Hoxhës, nëse sot hedhin kapelet 12 mijë policë, Shqipërisë i vihet flaka dhe vendi shkon në kaos të plotë. Polici nuk e hedhë dot kapelen sepse shkon në burg tha Hoxha, duke cituar ligjin për Policinë e Shtetit.Në videon më poshtë ndiqni debatin e plotë.
©argjiroja.net