• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Artan Hoxha: Ja pse është i gabuar arrestimi i Fredi Belerit: Do vuajmë pasojat

13/05/2023
Artan Hoxha: Sulmi ndaj Top Channel ishte një mesazh

Gazetari Artan Hoxha e quan të gabuar arrestimin e kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Fredi Belerin për blerje votash vetëm dy ditë para zgjedhjeve lokale.

Në lidhje direkte për “Top Talk”, Hoxha tha se faji është i të gjithëve faktorëve politik, që te Meta e Berisha që e kandiduan si dhe kryeministri Rama që nuk arriti të pengonte një njeri të akuzuar për masakrën e Peshkëpisë. Hoxha tha se me të drejtë Shqipëria do të akuzohet se ka prishur frymën e zgjedhjeve dhe kryeministri grek do të kërkojë lirimin e tij.

“Çështja e Himarës dhe Fredi Belerit ka të bëjë më tepër me sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Më vjen keq që ne i dhamë mundësinë Fredi Belerit të kandidonte në Himarë. Ai njeriu nuk duhet të kandidonte në asnjë mënyrë. Është akuzuar direkt për pjesëmarrje në masakrën e 10 prillit të 1994 në Peshkëpi. Kemi dy dëshmorë të atdheut nga ajo ngjarje, 130 ushtarë shqiptarë janë mbajtur peng për 8 orë, armatimi i Shqipërisë është grabitur dhe është gjetur në banesën e një mjeku grek nga Himara me mbiemri Kokoveshi, nuk është rastësi.

Ka 29 vite dhe nuk është vënë drejtësi për atë ngjarje. Është dhunimi më i rëndë që i është bërë territorit të Shqipërisë. Ne jo nuk kemi vënë drejtësi. Belerin e ka arrestuar policia greke gjatë tentativës së sulmit të dytë që do bëhej në repartin ushtarak. Ajo komandoja quhej Pirro e Parë e frontit për çlirimin e vioro-epirit, pjesëtar e asaj komande ishin punonjës së policisë greke dhe shqiptarë që flisnin greqisht.

Nuk duhet ta ngaterrojmë betejën e brendshme politike. Unë do ta mbështesja opozitën në çdo njësi përveç Himarës. Pasojat që ai sjell për Shqipërinë janë të jashtëzakonshme, e kam paralajmëruar para dy muajsh. Beleri do të na krijojë këtë situatë. Kur kryeministri grek erdhi në Shqipëri dhe foli në krah të Fredi Belerit. Dëgjova Ramën që merrej me Belerin, ore ke të gjitha rrugët ta pengosh këtë njeri, edhe nëse opozita i ka shpëtuar filtrave të opozitës. Është e turpshme për mua që dy ish-presidentë dhe ish-kryeministria të Shqipërisë kanë mbështetur Belerin, ka të bëjë me interesa kombëtare.

Problemi i fundit që kam, si është e mundur që Fredi Beleri është arrestuar dy ditë para zgjedhjeve dhe disa orë pasi ka folur kryeministri. Momenti kur është ndërhyrë, disa orë pasi e ka sulmuar kryeministri, nuk është momenti i duhur. Beleri një javë më parë ka pasur takime në Athinë me personazhe anti-shqiptarë, zoti Karafano që është i shpallur non grata në Shqipëri. Në takimin e tij kanë marrë pjesë përfaqësues të Agimit të Artë. Nuk është thjesht çështje e brendshme.

Unë jam në dijeni të shumë elementeve që organet tona i kanë pasur nën vëzhgim dhe kanë mbledhur prova. Momenti nuk është i duhur, do na krijonte këtë situatë në vend të merremi me problematikat që ka procesi zgjedhor, do merremi me qeverinë greke. Minoriteti grek ka me mijëra intelektualë që mund t’i përfaqësojë denjësisht dhe nuk ishte nevoja të kandidonte një njeri që në zgjedhjet e kaluara kandidimi u pengua se ishte nën hetim nga SPAK. Ne sot i kemi krijuar problem Shqipërisë, fajtor bëj që nga ata që e kandiduan te kryeministri, sot e në vijim do të vuajmë pasojat.

Unë jam i bindur që ka prova sepse kam qenë në dijeni të hetimeve, por mendoja se ky veprim do bëhej. Kjo do ndikojë në klimën e fushatës. Me të drejtë del kryeministri grek dhe thotë keni ndikuar në proces. Ata nuk presin vendimin e gjykatës shqiptare, ata kanë dalë haptazi në mbështetje të tij, nuk ka pritur prove. Ne ka thënë ai jemi të shqetësuar thotë ai duhet të lirohet Beleri, si ta zgjidhim ne këtë katrahurë ku jemi futur aty. Në 94’ jemi vëmë në një konflikt të madh me Greqinë dhe pas 29 vitesh kandidon Beleri. Nga krahu tjetër kryeministri i Shqipërisë i kishte të gjitha mjetet madje lejoji vizitën e kryeministrit grek në Himarë në krah të Belerit. Shqipëria është nën akuzë se ka prishur klimën, se ka cenuar opozitën dhe kjo gjë është bërë qëllimisht për të penduar një person që mbron interesat greke”– tha Hoxha

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Rama: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre
Kryesore

Memorandumi i Kuçit, Rama zbulon sa mandate fiton PS

08/05/2025
Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës
Kryesore

Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

08/05/2025
Policia në alarm, zhduket adoleshenti shqiptar në Irlandë
Lajme

Policia në alarm, zhduket adoleshenti shqiptar në Irlandë

08/05/2025
Aksident, 4 të plagosur pas përplasjes së ambulancës me kamionin
Lajme

Aksident, 4 të plagosur pas përplasjes së ambulancës me kamionin

08/05/2025
Me Piro Dhimën dhe Anila Dhimitrin, Kumbaro mbyll fushatën në Përmet e Këlcyrë
Kryesore

Me Piro Dhimën dhe Anila Dhimitrin, Kumbaro mbyll fushatën në Përmet e Këlcyrë

08/05/2025
PSG kualifikohet në finalen e Champions
Lajme

PSG kualifikohet në finalen e Champions

08/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Rama: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre

Memorandumi i Kuçit, Rama zbulon sa mandate fiton PS

08/05/2025
Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

08/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al