• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Artan Hoxha: Barbarë dhe katilë! Vranë gjyshen që punonte 16 orë në ditë për të larë qiranë

14/03/2023
artan hoxha, krimi, shqiperi,parate, kompani

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar ashpër pas atentatit të mbrëmshëm në “Don Bosko”, ku u vra një banakiere dhe u plagosën 5 të tjerë. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Hoxha thotë se edhe mes hienave ka një kod vrasjeje dhe një lloj hierarkie të pashkruar mes tyre.

Reagimi i plotë:

Edhe mes hienave, ka një kod vrasjeje. Hienat edhe pse janë grabitqarët më barbarë që nuk lënë pas as kockat dhe as lëkurën e gjahut të tyre, kanë disa rregulla që i respektojnë, kanë një lloj hierarkie të pashkruar mes tyre.

Por hienat me dy këmbë, që kanë mbetur në qarkullim në “safarin” tonë, vrasin gjyshen, e cila punon dy turne, plot 16 orë në ditë për të paguar qiranë, vrasin dhe mbesën që sapo ka nisur të hedhë hapat e parë në jetë.

Barbarë dhe katilë.

Më kobsjellës se kaq nuk mund të ketë…

Hienat, janë vrasës aq të paskrupullt, sa vrasin me të njëjtin përkushtim dhe devotshmëri si luanin, mbretin e xhunglës, ashtu edhe barngrënësin më të parëndësishëm.

Instikti i vrasësit të pamëshirshëm, është aq dominues ndër to, sa mbizotëron edhe pangopshmërinë që i karakterizon.

Janë aq vrasëse katile, sa kur nuk mbetet më asgjë rreth e rrotull për vrarë, nisin dhe vrasin njëra-tjetrën pa pikën e mëshirës…

Prandaj batuta e famshme e kryeministrit “kokat hëngshin”, vlen për fazën kur në “safarin” tonë, të kenë mbetur vetëm hienat.

Deri kur të vi ai moment, që nuk më duket fort i largët, hienat kobndjellëse me dy këmbë, do marrin jetët e gjysheve dhe mbesave të tyre.

Do vrasin pa as më të voglën mëshirë të ardhmen tonë, ashtu si janë duke masakruar me plot përkushtim dhe devotshmëri të tashmen tonë.

Hiena kobsjellëse, derisa të vijë dita kur do t’i hani kokat njëri-tjetrit, tregohuni pak të paanshëm, demostrojeni “artin tuaj të vdekjes” edhe andej lart, nga kodrat e periferisë së kryeqytetit, ku ndodhen resortet luksoze të luanëve, tigrave, leopardeve, uqërve dhe çakenjve që sundojnë këtë “safarin” tonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Artan Hoxha: Sulmi ndaj Top Channel ishte një mesazh
Lajme

Artan Hoxha: Sulmi ndaj Top Channel ishte një mesazh

29/03/2023
Alma Hoxha: Besimin e Edi Ramës e Mirela Kumbaros do t’ia kthej Përmetit në punë e projekte
Lajme

Alma Hoxha: Besimin e Edi Ramës e Mirela Kumbaros do t’ia kthej Përmetit në punë e projekte

28/03/2023
Ish-kandidati i PS garon në Dropull me Nismën Thurje, Shabani: Ka shanse reale ta fitojë bashkinë (VIDEO)
Kryesore

KZAZ-ja e Dropullit refuzon regjistrimin e kandidatit të Nismës Thurje, pasaktësi me nënshkrimet

28/03/2023
Sulmi ndaj Top Channel/ Big Brother anulon spektaklin, banorët do vendosin për qëndrimin
Kryesore

Sulmi ndaj Top Channel/ Big Brother anulon spektaklin, banorët do vendosin për qëndrimin

28/03/2023
Tentuan t’i iknin policisë në kufirin greko-shqiptar, përplaset ‘Audi’ i mbushur me drogë (FOTO)
Kryesore

Tentuan t’i iknin policisë në kufirin greko-shqiptar, përplaset ‘Audi’ i mbushur me drogë (FOTO)

28/03/2023
Bordi ul çmimin e naftës
Kryesore

Bordi ul çmimin e naftës

28/03/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

Artan Hoxha: Sulmi ndaj Top Channel ishte një mesazh

Artan Hoxha: Sulmi ndaj Top Channel ishte një mesazh

29/03/2023
Moderatorja e njohur shqiptare: Më kanë quajtur mesjetare, sepse kam patur vetëm një burrë

Moderatorja e njohur shqiptare: Më kanë quajtur mesjetare, sepse kam patur vetëm një burrë

29/03/2023
  • Kryesore

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al