Një prift është arrestuar nga policia greke, pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj një të mituri.
Sipas medieve greke ngjarja ka ndodhur në zonnën e Nafplionit, ku prifti i kishte dërguar një 12 vjeçari një video të tij, ku shfaqej lakuriq dhe duke kryer akte të turpshme, si masturbim. Kanë qenë prindërit e djalit të mitur të cilët kanë denoncuar 40 vjeçarin në Polici, si dhe u kanë vënë në dizpozicion videon me akte turpshme që ai i kishte dërguar të miturit.
Gjithashtu autorit iu sekuestruan tre aparate celulare, një laptop dhe një server kompjuterik. Autoritetet nisën hetimet për të parë nesë prifti ka dërguar materiale pornografik fëmijëve të tjerë.