Një 62-vjeçar nga Greqia është arrestuar nga policia në Korfuz, pasi u kap duke transportuar drogë. Sipas mediave greke, operacioni për arrestimin e 62-vjecarit u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Dassia. Gjatë kontrollin, policia i zbuloi rreth 320 kilogramë hashash që dyshohet se i transportonte nga Shqipëria.
Ndërkohë po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.