• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Arrestimi i shefave të Tepelenës, hakmarrja primitive e Adriatik Llallës

05/02/2017
Arrestimi i shefave të Tepelenës, hakmarrja primitive e Adriatik Llallës

Nga Fatos Mahmutaj

Adriatik Llalla, kryeprokurori shqiptar në detyrë e tregoi hakmarrjen e tij me ashpërsinë maksimale duke dërguar në qeli dy vartës të Saimir Tahirit. Zgjodhi me kujdes që të ishin nga Tepelena, policë karriere, me ndërprerje në punë 2005-2013 dhe ajo që është e rëndësishme të ishin të ndershëm dhe të përkushtuar në detyrë.

D.m.th të pafajshëm ashiqare që në momentin e arrestimit. Pikërisht, këto ishin cilësitë që kishin dy oficerët e policisë Haki Hasanbegaj dhe Gani Abazaj për të përfunduar në burg si “kokë turku”. E thënë ndryshe përdori të njëjtin skenar primitiv, si ai që ka përdorur për 27 vjet tutori i tij politik Sali Berisha: Godasim në pikën më të pastër dhe të pakompromentuar të kundërshtarit dhe (me të drejtë) viktima do të merret me mbrojtjen pasi konsideron absurde këtë sulm, ndërkohë agresori përfiton kohë, pikë dhe largim vëmendjeje nga problemi real. Në fakt, ky i fundit është sulmi që kryeprokurori, kreu i Kuvendit dhe Presidenti i Republikës, drejtuan ndaj ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Dhe për ta mbuluar atë duhej gjetur patjetër diçka që do të manipulonte opinionin publik. Por kësaj here plani dështoi që në fillim të tij. Ambasadori amerikan (si investues për trajnimin e dy policëve) nuk u angazhua fare, kryeministri dhe ministri i Brendshëm e injoruan totalisht veprimin e firmosur nga vartësit e LLallës dhe për më tepër policia e ekzekutoi urdhrin e prokurorisë duke ia dorëzuar dy të akuzuarit.

Po kështu edhe Policia e Shtetit nuk reagoi thuajse fare, edhe pse dy oficerë me gradë madhore përfunduan në qeli. Nga ana tjetër prokuroria e Llallës e lidhi ngjarjen me një operacion të zhvilluar katër muaj më parë. Atëherë, ashtu siç është bërë tashmë traditë, edhe pse banale, ishin vetë prokurorët që nuk hezituan të shpërndanin nëpër mediat e tyre të preferuara përgjimet telefonike mes të arrestuarve si dhe mjaft prova të tjera të konsideruara sekret hetimor. (Nëse kjo do të ndodhte në një vend tjetër, p.sh Belgjika ku unë jetoj, me siguri nxjerrësi i sekreteve në media do kishte përfunduar në burg).

Por edhe pas kësaj, nëse do i analizonim me kujdes këto prova të publikuara nëpër media dhe që gjenden lehtëisht në internet, nuk shihet asgjëkundi implikimi i asnjë prej dy oficerëve të arrestuar.

Irritimi i Llallës tre ditë më parë, (parë nëpër mediat që e pasqyruan atë), la përshtypje në publik se për hakmarrje ky do nxirrte urdhërarreste për ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri; kryeministrin Edi Rama apo vetë ambasadorin Lu, por që ta ulte stekën deri tek dy policë si Hakiu apo Ganiu ishte diçka e papritur; por që në fakt tregoi se deri ku arrin niveli real i Llallës, pavarësisht se mund të shprehet se tejkalon edhe vetë Europën dhe USA-n.

Gjithësesi për ta mbyllur këtë shkrim, dua të sqaroj se nuk kisha ndërmend të mbroja as Hakiun e as Ganiun, pasi ata i mbron e drejta e tyre. Tani është sërish radha e Llallës, të zgjedhë të përfitojë kohë me arrestimin e ndonjë polici tjetër, do marrë rrugën për azil apo do presë “Vetingun” në zyrë për t’i dhënë llogari për katandisjen e drejtësisë shqiptare në këtë derexhe. Dhe kjo punë nuk pret shtatorin, sigurisht!/Dritare.net

Bruksel më 4 shkurt 2017

Related Posts

200 euro për dy shtretër dhe një çadër? Pothuaj secili turist do t’u tregojë gishtin e mesit
Blog

200 euro për dy shtretër dhe një çadër? Pothuaj secili turist do t’u tregojë gishtin e mesit

18/07/2025
Blog

Rrotacion administrativ në vend të rrotacionit politik

15/07/2025
Libri si çantë dore dhe padija si krenari
Blog

Libri si çantë dore dhe padija si krenari

15/07/2025
Një dritare reflektimi nga Vlora/ Fituam, po përse fituam?
Blog

Një dritare reflektimi nga Vlora/ Fituam, po përse fituam?

12/07/2025
Turma do gjak!
Blog

Thethi nuk është i vetmi vend ku shteti duhet të kujtohet për ligjin

11/07/2025
Unë, “mercenari” i SPAK, që “parashikova” arrestimin e Ilir Metës
Blog

Unë, “mercenari” i SPAK, që “parashikova” arrestimin e Ilir Metës

06/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Sanksionet e BE ndaj Rusisë, Medvedev: Ekonomia jonë do rezistojë, do intensifikojmë sulmet ndaj Ukrainës

Sanksionet e BE ndaj Rusisë, Medvedev: Ekonomia jonë do rezistojë, do intensifikojmë sulmet ndaj Ukrainës

18/07/2025
Sa pak mjafton sot për të zbuluar gjithçka për dy të panjohur!

Sa pak mjafton sot për të zbuluar gjithçka për dy të panjohur!

18/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al