• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Armando Duka jep lajmin e hidhur, ndahet nga jeta ish-mbrojtësi i kombëtares

22/02/2021
E trishtë/ Covid 19 i merr jetën ish-futbollistit të njohur shqiptar

Presidenti i FSHF-së Armando Duka ka dhënë një lajm të hidhur në rrjetet e tij sociale, ku njofton se është ndarë nga jeta ish-mbrojtësi i njohur i Tiranës dhe Shqipërisë, Seit Hyseni. Ai mbajti edhe shiritin e kapitenit te bardheblutë. Një humbje të madhe e cilëson largimin e tij Armand Duka, i cili ngushëllon familjarët dhe miqtë në postimin e bërë në Facebook.
“Futbolli shqiptar ka humbur sot një tjetër personalitet. Me hidhërim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të Seit Hysenit, ish-futbollist i Tiranës, por edhe i ekipeve Kombëtare në vitet ‘70-‘80. Miku im Tit Hyseni, siç e njohin shokët dhe sportdashësit, ka qenë pjesë e një plejade të shkëlqyer të futbollit shqiptar e veçanërisht të klubit kryeqytetas, ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij. I rritur si futbollist në ekipet zinxhir të Tiranës, ai ka luajtur edhe për një kohë me Shkëndijën e Tiranës, teksa ndiqte studimet në Institutin e Fizkulturës, ndërsa është aktivizuar edhe me disa prej Ekipeve Kombëtare të moshave.
Një qendërmbrojtës autoritar, Tit Hyseni ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te bardheblutë, duke qenë një pikë referimi për disa sezone e duke mbetur në kujtimet e arta të tifozëve. Edhe pasi u tërhoq nga futbolli i luajtur ai dhe kontributin e tij të vyer për edukimin e brezave të rinj, duke punuar për disa kohë si trajner me ekipet e moshave të Tiranës. Miqve dhe shoqërisë së tij do t’i mungojnë shumë vlerat njerëzore të Tit Hysenit, batutat e humori i tij i hollë, si edhe forca e tij e karakterit. Personalisht dhe në emër të FSHF-së i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij. U prehsh në paqe Tit Hyseni! I paharruar qoftë kujtimi yt!“, shkruan kreu i futbollit shqiptar.

Related Posts

Trajneri i Hungarisë tregon dëshirën e Szoboszlai, ëndrra e lojtarit të Liverpool është transferimi te…
Sport

Trajneri i Hungarisë tregon dëshirën e Szoboszlai, ëndrra e lojtarit të Liverpool është transferimi te…

16/02/2026
Rikthim spektakolar i Prishtinës, fitore jetike për Prishtinën e Re dhe dramë në Klinë
Sport

Rikthim spektakolar i Prishtinës, fitore jetike për Prishtinën e Re dhe dramë në Klinë

16/02/2026
Lojërat Olimpike, Colturi: Krenare për atë që bëra, premtoj se do përmirësohem në vijim
Sport

Lojërat Olimpike, Colturi: Krenare për atë që bëra, premtoj se do përmirësohem në vijim

16/02/2026
Nga trofeu i lojtarit të muajit te rekordi në Evropë, Murqi “tërbon” Spanjën
Sport

Më i miri në Europë për golat me kokë, Vedat Muriqi barazon një rekord që s’ishte arritur prej vitit 2010

16/02/2026
Leipzig, goli nuk kënaq Grudën: Mëkat që nuk fituam!
Sport

Leipzig, goli nuk kënaq Grudën: Mëkat që nuk fituam!

16/02/2026
Kampionati i vajzave/ Mbyllet java e 10-të, fitojnë Teuta, Vllaznia, Gramshi e Apolonia
Sport

Kampionati i vajzave/ Mbyllet java e 10-të, fitojnë Teuta, Vllaznia, Gramshi e Apolonia

16/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Trajneri i Hungarisë tregon dëshirën e Szoboszlai, ëndrra e lojtarit të Liverpool është transferimi te…

Trajneri i Hungarisë tregon dëshirën e Szoboszlai, ëndrra e lojtarit të Liverpool është transferimi te…

16/02/2026
Çfarë ndodhi? Arrestohet Getinjo? – iconstyle.al

Çfarë ndodhi? Arrestohet Getinjo? – iconstyle.al

16/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al