Arilena Ara ka ndarë ditën e djeshme me të gjithë ndjekësit e saj një lajm të bukur.
Ajo ka treguar se se shumë shpejt do të mbajë një koncert. ”Zëri i heshtjes”, e lumtur të ndaj me ju këtë lajm. Recitali im live nga sheshi ‘Nënë Tereza’”, ka shkruar artistja krah fotos ku shfaqet në sheshin e njohur të Tiranës. Arilena nuk e ka zbuluar ende datën se kur do të mbahet koncerti por ndjekësit mezi po presin.