• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Argumenti qesharak i kryeministrit Rama, për rritjen e çmimeve

06/01/2022
Rama me tone të ashpra: Një tufë drejtorësh duhen zhdukur nga sytë e popullit, dukemi si cirk

Nga Bledi Lumani

Kryeministri Rama e ka nisur vitin me një konferencë online, ku iu përgjigj pyetjeve të komentuesve në Facebook. Ndër pyetjet e shumta, ai iu përgjigj edhe asaj për rritjen e çmimeve. Argumenti i tij për këtë çështje, ishte sa qesharak, aq dhe i gënjeshtër. Sipas Ramës, çmimet i vendos tregu dhe jo Qeveria, dhe përderisa njerëzit blejnë, pavarësisht rritjes së çmimeve, do të thotë se ka treg. Me pak fjalë, shqiptarët kanë para, se po të mos kishin para, nuk do të blinin dhe çmimet nuk do të rriteshin.

Gjë që në fakt nuk është e vërtetë, se këtu nuk po flasim për rritjen e çmimeve të produkteve të qejfit, por të produkteve bazë, si buka, qumështi, mishi e gjithë zinxhiri ushqimor.

Dhe sado të rritet çmimi i tyre, njerëzit do t’i blejnë të detyruar, pasi nuk do të vdesin për bukë.

Ndërsa kur thotë se Qeveria nuk ka çfarë të bëjë se jemi treg i lirë dhe nuk i vendos ajo çmimet, gënjen, pasi Qeveria në fakt ka në dorë të mos lejojë rritjen abuzive të çmimeve, siç në fakt ka ndodhur.

Maqedonia e Veriut (por dhe vendet fqinje), kur nisi të ndodhte e njëjta gjë si në Shqipëri, vendosi të “ngrijë” çmimet e produkteve bazë ushqimore, për të mbrojtur qytetarët e vet.

Jo vetëm kaq, por vendosi edhe të ulë çmimin e karburanteve. Dhe këtu flasim për një vend më të varfër se Shqipëria, se nuk po sjell shembullin e Francës fjala vjen, që ndërhyri ndryshe kur u rritën çmimet, duke kompensuar qytetarët me nga 100 euro.

Pretendimi tjetër pastaj, se Qeveria ka në dorë vetëm rritjen e çmimit të energjisë dhe po iu gjendet pranë qytetarëve, duke mos e rritur çmimin e energjisë elektrike për ta, por vetëm për biznesin, prapë është i gënjeshtërt.

Se vërtet çmimi do rritet për biznesin, por ai do të reflektohet tek çmimet e produkteve që do prodhohen dhe prapë do e paguajnë qytetarët.

Ndaj mirë është, që kur flet për rritjen e çmimeve, Rama të flasë si shtetar, jo si komentues Facebook-u, që mund të thotë çfarëdo gjëje pa mbajtur përgjegjësi.

E vërteta është se çmimet janë rritur në gjithë botën për shkak të pandemisë dhe për këtë nuk i kërkojmë dot llogari Ramës. Por kur thotë pastaj se nuk kam çfarë bëj, se kështu vendos tregu, thjesht mashtron, pasi tregun e kontrollojnë pikërisht qeveritë, herë me taksat, herë me subvencionet e herë me mjete të tjera.

Thjesht Qeveria jonë në këtë rast, ka vendosur ta lërë qytetarin të vetëm përballë tregut, ndryshe nga qeveritë e tjera, që nuk kanë ngritur duart lartë e të thonë s’kemi çfarë bëjmë, por kanë marrë masat e duhura për ta mbrojtur qytetarin.

E bën me qëllime korruptive këtë, që të fitojnë kartelet e karburanteve, miellit etj, apo se është e paaftë dhe e papërgjegjshme, ky është tjetër diskutim pastaj!/ TemA

Related Posts

Shi, furtunë dhe përmbytje, bashkia jep alarmin
Kryesore

Paralajmërimi/ Rikthehen reshjet intensive në Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Korçë

29/01/2026
Flet kushëriri i shqiptarit që humbi jetën në aksidentin e tifozëve të PAOK-ut
Kryesore

Flet kushëriri i shqiptarit që humbi jetën në aksidentin e tifozëve të PAOK-ut

29/01/2026
Nga testi i analfabetizmit tek matura dhe minimatura, si do zhvillohen provimet këtë vit
Lajme

Ndryshojnë rregullat e Maturës Shtetërore

29/01/2026
E rëndë/ Shuhet në aksident 28-vjeçari
Lajme

I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

28/01/2026
Alarmante/ Mbi 500 mjekë janë larguar nga Shqipëeria vitet e fundit
Lajme

Ilir Beqaj do të mbetet në qeli, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e ish-ministrit

28/01/2026
Vendim i qeverisë: Agjencitë funerale do të hapen me licencë
Kryesore

Shkarkohet drejtori i Doganave, qeveria e emëron zëvendësministër

28/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Elbasani feston në kryeqytet, mund Partizanin, Egnatia i jep leksione Tiranës (VIDEO)

Zhvillime pozitive te Partizani, dy mesfushorë janë gati për sfidën e fundjavës

29/01/2026
Bekaj nis stërvitjen, Tiranës i mungojnë disa lojtarë për ndeshjen me Egnatian

Bekaj nis stërvitjen, Tiranës i mungojnë disa lojtarë për ndeshjen me Egnatian

29/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al