Ish-deputeti i Partisë Demorkatike është përplasur sot me ish-minsitrin e Financave, Arben Ahmetaj në lidhje me oligarkët në politikë dhe ekonomi.
Shehaj i tha Ahmetajt se shqiptarët ikin nga politika e keqe në Shqipëri, por ish-minsitri u përgjigj se ka dhe shumë emigrantë që kthehen në Shqipëri.
Debati ndodhi në studion e “Opionion”, ku Ahmetaj hodhi akzua live për Shehaj, duke i thënë se kishte paguar të futej në politikë.
Ahmetaj: Pse ke ardhur ti? Se ti ke qenë jashtë, pse ke ardhur? Si ka mundësi që të gjithëve nuk u ecën biznesi dhe ti vetëm rritesh.
Shehaj: Unë u futa në politikë se pash ty dhe shokët e tu dhe tash pse mos të futem dhë unë.
Ahmetaj: Po, patjetër, patjetër.
Fevziu: Pse kaq i dobët tu duk Ahmetaj ty?
Ahmetaj: Të gjithë e dinë si u fute ti në politikë, e dinë të gjithë.
Shehaj: Ai nuk është i dobët, është shumë i keq. Si politikan, jo si njeri ti ndajmë gjërat.
Ahmetaj: E di si je futur ti në politikë, je futur me… (tund dorën për të treguar lekët). E dinë të gjithë, e dinë (vijon tund dorën pë të treguar lekët).
Shehaj: Janë broçkulla, broçkulla.
Ahmetaj: Ai tjetri po i numëron…