Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ndodhet sot në Tiranë, ku po zhvillohet samiti i BE dhe Ballkanit Perëndimor. Mitsotakis pati planifikuar një vizitë në Himarë, Finiq dhe Dropul, por që duket plani nuk ka shkuar si duhet.
Në një njoftim në faqen zyrare të qeverisë greke bëhet me dije se takimi është anulluar për shkak të motit të keq.
“Për shkak të kushteve atmosferike, fluturimi me helikopter nuk është i mundur, vizita e planifikuar e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në Himarë Livadhja dhe Derviçan është shtyrë dhe do të bëhet në një datë të mëvonshme” thuhet në njoftim.
Argjirolajm.net ka mësuar se Mitsotakis do të mbërrinte nesër në orën 09:30 në Himarë. Më pas në orën 10:45 do të ishte në Livadhja dhe në orën 11:45 në fshatin Dervician të Dropullit. Ai do të shoqërohej në këtë vizitë nga ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka dhe ministrja e Mjedisit e Turizmit, Mirela Kumbaro. E gjithë lëvizja e Mitsotakis do të kryhej me një helikopter të qeverisë greke. Ditët e fundit helikopteri ka kryer fluturime paraprake në këto zona për të parë terrenin. Me sa duket për shkak të motit të keq ku fluturimi me helikopter nuk është këshilluar, autoritetet greke kanë marrë vendim që vizita të mos kryhej. ©argjiroja.net