Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, njoftoi në një dalje për mediat rezultatet e task-forcës Antikorrupsion. Gjonaj tha zse nga kontrollet e kryera në disa institucione qëndrore dhe degët e tyre janë rekomanduar 60 masa disiplinore, prej tyre 9 largime nga puna dhe 8 kallzime penale.
“Task-forca Antikorrupsion ka vijuar verifikimin e denoncimit të qytetarëve dhe kontrollin e ligjshmërisë në shërbimin për qytetarët. Ka ushtruar kontroll në disa institucione qëndrore dhe degët e tyre. Bazuar në raportet e inspektimeve të Task-Forcës Antikorrupsion janë rekomanduar gjithësej 60 masa disiplinore dhe 8 kallzime penale për drejtues,ish-drejtues dhe punonjës të niveleve të ndryshem të administratës shtetërore. Institucionet përgjegjëse kanë zbatuar rekomandimet duke marrë 60 masa displinore, 9 prej tyre largime nga puna”, tha Gjonaj.