• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Anëtari i Këshillit Bashkiak Gjirokastër: Edhe pse jam i papunë, dhuroj pagesën për familjet në nevojë (VIDEO)

01/05/2020
Anëtari i Këshillit Bashkiak Gjirokastër: Edhe pse jam i papunë, dhuroj pagesën për familjet në nevojë (VIDEO)

Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës zhvilloi dje mbledhjen e radhës. Në fund të saj një prej anëtarëve, Armand Hila, deklaroi se do të dhurojë pagesën që përfiton si pjesë e këtij këshilli për familjet në nevojë. Ai tha se pavarësisht se është i papunë, që prej kohës kur dorëzoi detyrën e  kryetarit të Këshillit të Qarkut tek Lindita Rova, do ta dhurojë pagesën deri në dhjetor 2020 pasi ende nuk dihet se sa do të zgjasë emergjenca e Covid.

Hila e argumentoi këtë gjest si shprehje të mirënjohjes për qytetarët, që siç tha ai, e kanë votuar dy mandate, i kanë dhënë tituj e grada. Gjesti i dhurimit të pagesës si anëtar këshilli, është natyrisht i lavdërueshëm dhe meriton vlerësim, por ai zvogëlohet kur Hila e përzien atë me faktin se është ende i papunë. Sigurisht që nuk është për t’u gëzuar kur merr vesh se dikush është i papunë. S’thonë kot, as hasmin mos pafsh pa punë. Por ama nuk i shkon staturës së një ish-zyrtari të lartë në nivel lokal, që të ankohet se e kanë lënë pa punë.

Mbase ky ishte një mesazh i tij, m’u aty në mexhelis, për t’u thënë socialistëve se edhe ai meriton një vend pune. Dhe nuk po e paragjykojmë fare këtë nevojë të tij e as po vëmë në diskutim nëse i takon apo jo. Ne e shohim gjetkë shqetësimin në një nivel më të gjerë sesa Armand Hila. Fakti se dikush ka qenë për arsye e rrethana nga më të ndryshmet në një pozicion drejtues për një farë kohe, nuk do të thotë domosdoshmërisht se duhet patjetër të jetë në një pozicion të ngjashëm.

Kjo praktikë, që për fat të keq ka zënë rrënjë në Shqipëri, është shkatërrimtare dhe demotivon plot të rinj që duan të kontribuojnë në administratën publike. Qarkullimi i të njëjtëve emra në pozicionet drejtuese, na fut në një rreth vicioz që të bën të kuptosh se këtu nuk ndryshon asgjë. Edhe pse ikin e vijnë kohët, prapë një rreth i ngushtë njerëzish ndajnë pozita e ofiqe me njëri-tjetrin. Për fat të keq kjo praktikë në Shqipëri duket e konsoliduar prej shumë kohësh.

Ndoshta nuk jemi para rastit që Armand Hila kërkon sërish një pozicion drejtues, që edhe po ta kërkonte është e drejtë e tij, por mbase ai thjesht do të punësohet në një vend dhe aq. E për këtë ka plot forma, që nga sektori privat, konkurset në Departamentin e Administratës Publike, emërimet me Kod Pune e deri tek regjistrimi pranë Shërbimit Kombëtar të Punësimit. Urojmë të gjejë dicka sa më shpejtë.

©argjiroja.net 

Related Posts

Hapen dyert e burgjeve, rreth 600 vetë përfitojnë nga amnistia për festat e fundvitit
Kryesore

Amnistia shkon në qeveri, përfitojnë 10 mijë persona, 338 lirohen nga burgu

30/01/2026
policia e shtetit, aplikime, shkolla, sulmi kibernetik
Kryesore

“I bie që na e ka fut Danjeli për atë…”/ Zbardhet dosja e SPAK për 3 policët në Orikum, si i morën 2.7 milionë lekë qytetarit!

30/01/2026
Edhe Gjykata e Vlorës i jep Tavos mandatin e Himarës
Kryesore

PBDNJ denoncon Vangjel Tavon: Krijoi një sh.p.k private për të vjedhur pronat e Himarës

30/01/2026
Kryesore

Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mashtrimet online me ofertat për kredi

30/01/2026
“Shtegu i Ali Pashës” nga projekti 40 mln euro i turizmit transformon Salarinë, Gusmarin, Progonatin
Kryesore

“Shtegu i Ali Pashës” nga projekti 40 mln euro i turizmit transformon Salarinë, Gusmarin, Progonatin

30/01/2026
Vrau 9-vjeçarin në vitin 1997! Shqiptari arrestohet në Greqi, pritet ekstradimi i tij
Kryesore

Vrau 9-vjeçarin në vitin 1997! Shqiptari arrestohet në Greqi, pritet ekstradimi i tij

30/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Prag historie, suksesi i ekipeve shqiptare “pushton” Panorama Sport

Dinamo nuk shënon prej 3 ndeshjesh, blutë kërkojnë golin dhe fitoren sot

31/01/2026
Ndeshje epike në “Australian Open 2026”, Alkaraz e Djokovic janë në finale

Ndeshje epike në “Australian Open 2026”, Alkaraz e Djokovic janë në finale

31/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al