• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Andi Bushati: Zhburrërrimi i Edi Ramës po gris dhe fasadën demokratike

02/02/2023
Akuzat për të cilat Basha nuk ka faj

Nga Andi Bushati

Makthi i Edi Ramës për të mos u përballur me pasojat e skandalit McGonigal, përbën vetëm anën anekdodike të njollës së zezë që u vu sot mbi parlamentin shqiptar.

E di që për shumëkënd, paburrërria e tij për t’u ballafaquar qoftë me mocionin për debat të kërkuar nga disa deputetë, qoftë me interpelancën që donin disa të tjerë, e vendos kryeministrin në një dritë shumë te keqe.

I kuptoj të gjithë ata që në bizneset, familjet apo shoqërinë e tyre do e përçmonin dikë që nxjerr një vartës, si mburojë, ashtu sikurse bëri Skënderbeu me Elisën e vet.

E perceptoj neverinë e atyre që nuk e durojnë dot përdorimin e një gruaje, herë naive e herë autike, si mish për top në drejtimin e parlamentit.

E ndjej zhgënjimin e të tjerëve, që e imagjinojnë shefin e rilindjes si një trim të çartur betejash epike, atëhere kur ka nga pas garancinë e SPAK-ut të kapur apo ambasadorëve të blerë dhe nuk i besojnë dot syve, kur shohin një burracak, të mbledhur një grusht, nga ankthi i padijes për atë që ndodhet në dosjet e drejtësisë amerikane.

E kam parasysh habinë e njerëzve normalë, që nuk arrijnë të besojnë dot telendisjen e një lideri që ka votat e disa qindramijëra prej tyre, por strehohet, një javë pas viruseve stinore, e një javë tjetër pas gripit politik.

Dhe, ndonëse i di të gjitha këto, sërish këmbëngul se zhburrërimi i turpshëm i Edi Ramës nuk është ana më e errët e asaj që pamë. Pasi ka disa pyetje që i bën kushdo që ka një logjike normale: pse nëse ndihet i pastër, Edi Rama të mos shkonte sot në parlament dhe t’ia plase opozitës në sy të gjitha mashtrimet dhe akuzat e pabaza? Pse të provokonte tollovi dhe mos vendose t’i shpjegonte një për një, si e ka takuar agjentin e arrestuar McGonigal, për çfarë kanë biseduar, a është e vërtetë që nga zyra e tij i kanë servirur materiale kundër opozitës, ashtu sikurse pretendohet në aktakuzë?

Në vend të këtij normaliteti, Rama ka zgjedhur të provokojë kaos. Dhe kjo nuk po ndodh për herë të parë. Duke bërë këtë, ai pengoi njëherësh dy procedura normale të parlamentit, si mocioni për debat dhe interpelanca. Ai nuk e lejoi kuvendin t’i zhvillonte ato.

Po në të njëjtën mënyrë ai u soll edhe me kërkesën e opozitës për të ngritur një komision hetimor për 137 udhëtimet me çarterin e Air Albania. Zhvillimet e mëvonshme, me daljen e kontratës, ku nuk kishte asnjë klauzolë çmimi promocional, dëshmuan se kryeministri kishte mashtruar dhe prandaj nuk donte të hetohej.

E njëjta fabul u përsërit edhe me ndalimin e një tjetër komisioni hetimor, atij për një qeveri që shpall ministren e saj të jashtme si investitore strategjike. Gjykata Kushtetuese ndihmoi edhe më tej në zvarritjen e kësaj çështjeje dhe kërkesa e opozitës mbeti përsëri pezull.

Pra pyetja që lind është ku e ku më e rëndësishme se difektet karakteriale të Edi Ramës: përse shërben ky parlament ku opozita pengohet të bëjë interpelanca e mocione për debate, kur ajo zhvishet nga një e drejtë kushtetuese si ngritja e komisioneve hetimore? Përgjigja e saj shkon përtej zhburrërrimit dhe anktheve për krimet e mundshme që ka kryer personi që mban veshur kostumin e kryeministrit.

Deri tani ne kemi pasur një pushtet që vërtet blente vota, por ama formalisht organizonte zgjedhje. Ai së paku në formë përpiqej ta ruante fasadën demokratike. Kurse zhvillimet e fundit, frika dhe pasiguria e kryeministrit për t’u përballur me ato që ka bërë, po e asgjesojnë edhe këtë fasadë. Ai nuk do më as të përgjigjet, as të hetohet dhe as të japë llogari. Pikërisht kjo fazë e re e degjenerimit të pluralizmit politik, është lajmi më i keq i asaj që pamë sot në parlament./Lapsi.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

PD e vulës nxjerr kandidat për kryetar bashkie në Gjirokastër
Kryesore

PD e vulës nxjerr kandidat për kryetar bashkie në Gjirokastër

28/03/2023
Pse u qëllua Top Channel?
Blog

Pse u qëllua Top Channel?

28/03/2023
Ish-kryetari i LSI Gjirokastër, i treti në listën e kandidatëve të “Foltores” në Libohovë
Kryesore

Ish-kryetari i LSI Gjirokastër, i treti në listën e kandidatëve të “Foltores” në Libohovë

28/03/2023
Lista e kandidatëve të PS-së për Këshillin Bashkiak Libohovë (Emrat)
Kryesore

Lista e kandidatëve të PS-së për Këshillin Bashkiak Libohovë (Emrat)

28/03/2023
Siguria rrugore, mbi 50 projekte të investuara nga jugu në veri
Kryesore

Big Brother ju vëzhgon/ Këto janë 14 rrugët që do monitorohen me kamera e radarë

28/03/2023
Edhe dy emra të tjerë, 6 kandidatë për drejtimin e PS Gjirokastër
Kryesore

Zbardhet lista e kandidatëve të PS për Këshillin Bashkiak Gjirokastër (Emrat)

27/03/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

PD e vulës nxjerr kandidat për kryetar bashkie në Gjirokastër

PD e vulës nxjerr kandidat për kryetar bashkie në Gjirokastër

28/03/2023
Pse u qëllua Top Channel?

Pse u qëllua Top Channel?

28/03/2023
  • Kryesore

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al