Andi Bushati ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme gjatë diskutimeve në “Open” për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Gjatë diskutimit në studio, Bushati tha se është për fat të keq pro deklaratave të Metës për të marrë në dorë sëpatat për të mbrojtur votën.
Në replikë e sipër me analistët, ai tha se vlonjatët duhet të jenë krenarë për 1997.
Andi Bushati: Fatkeqësisht unë jam me sëpata/
Saimir Vishaj: Mos o Zot, mos na kthe në ’97, se u nis nga Vlora e dimë si…
Dritan Hila: Të paktën të na rriste piacën se te kallashi ishim, të jemi më lart tani
Andi Bushati: Vlora duhet të mbajë ende kokën lart për atë që ndodhi në 1997, se jemi kthyer në një shoqëri hipokrite që merremi me atë që sinjalizon krimin dhe jo atë që e bën krimin.
Drejtori i policisë kur fsheh krimin, për mua jo kanë rënë zgjedhjet, por ka rënë shteti.
Arjan Curri: Kujdes se do të të akuzojnë edhe ty për nxitje dhune.