• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Analiza/ Ky është rreziku nëse policia dështon të gjejë ata që sulmuan gazetaren

30/08/2018
Breshëri plumbash në shtëpinë e gazetares, ja çfarë thotë policia

Nga Mero Baze

Rasti i Klodianës është ngjarja më e rëndë ndër sulmet ndaj gazetarëve, pasi është ende një ngjarje e paqartë dhe sulmuesit janë ende anonimë. Solidariteti i sotëm, aq shumë i nevojshëm në momente kritike, në fakt nuk i siguron asgjë nga këto. Klodiana Lala si gazetare ka nevojë të jetë e mbështetur kur shkruan dhe flet, si viktimë e dhunës, ka nevojë të dijë ata që e kanë sulmuar dhe si vajzë e dy prindërve të sulmuar, ka nevojë të dijë motivin e sulmit.

Atë e ndihmon sot vetëm e vërteta mbi sulmin dhe kapja e autorëve. Gjithë të tjerat janë fjalë boshe që mund t’i japin më shumë fuqi krimit. Nëse policia nuk arrin të gjejë kush ka qëlluar mbi shtëpinë e prindërve të saj, atëhere jo vetëm ata që kanë qëlluar, por dhjetra banditë të tjerë që ëndërrojnë të qëllojnë gazetarët, sa herë lexojnë shkrimet e tyre, apo i dëgjojnë kur raportojnë, do të bëhen shumë më trima.

Mos kapja e tyre do të inkurajojë çdokënd që mendon se një gazetar e mbushi kupën dhe do të qëllojë mbi të. Ky është dëmi i parë i madh që mund të bëjë mos kapja e tyre. Nëse policia nuk i gjen ata që qëlluan mbi shtëpinë e prindërve të saj, ata vetë do të ndjehen të kënaqur dhe do të planifikojnë të shkojnë më tutje.

Mos kapja e tyre është më e rëndë se mos kapja e një vrasësi. Pasi vrasësi e ka bërë më të keqen, dhe s’ka çfarë bën më. Vrasës të tillë të shpallur por të pa kapur, bëjnë një të keqe më të madhe, ata frikësojnë shoqërinë dhe bëhen të paprekshëm nga legjendat urbane.

Nëse policia nuk gjen ata që qëlluan mbi shtëpinë e saj, solidariteti me Klodianën në fakt kthehet në solidaritet me autorët e krimit, pasi fantazia e opozitës dhe nxitimi për të keqpërdorur ngjarjen politikisht, mund ti bëjë ata të flenë të qetë. Kur dëgjojnë se si një pistë e shpall Lulzim Basha, një tjetër Sali Berisha, kriminelët e vërtetë mund të jenë duke festuar.

Madje, në disa fjali të papërgjegjshme të Lulzim Bashës, flitet dhe për betimin se “po ju prek një fije floku Koldianës do përmbyset vendi”. Larg qoftë, nëse ndonjë kriminel beson tek Basha, mund të bëjë hatanë, pasi kjo është nxitje për vrasje në emër të idealit të opozitës. Nëse policia nuk gjen ata që qëlluan mbi shtëpinë e prindërve të saj, dhe vetë qeveria do të bënte mire të mos e ngushëllonte publikisht, pasi dëmi që bëhet duke mos gjetur autorët e vërtetë, është shpresë për këdo që ka ndonjë problem me gazetarët.

Sulmi me armë mbi shtëpinë e prindërve të një gazetareje, duhet zbardhur mbi të gjitha, për të çarmatosur jo vetëm banditët që kanë ngritur armët, por këdo që tenton të ngrejë kurthe me ngjarje të tilla të rënda. Kjo është një ngjarje e rëndë, pasi është një ngjarje e paqartë. Shqipëria ka pasur sulme më të egra ndaj lirisë së shtypit dhe ndaj gazetarëve, por ato kanë qenë të qarta dhe me një autor.

Fjala vjen, Sali Berisha ka djegur redaksi gazetash, ka rrethuar me policë redaksi, ka qëlluar me armë gazetarë në krye të detyrës, dhe i ka kërcënuar të mos pranojnë që janë qëlluar, u ka djegur makina gazetarëve dhe i ka rrahur publikisht me badigardët e vet apo të gruas, u ka kërcënuar familjarët dhe prindërit, duke u persekutuar dhe prishur pronat, ka burgosur gazetarë përmes SHIK-ut dhe pa vendim gjykate, e të tjera monstruozitete, por ato kanë qenë sulme të qarta dhe me autor.

Për këto ai është i vetmi lider i gjallë politik në botë që është në listën e dhjetë armiqve më të mëdhenj në botë për lirinë e shtypit. Kastro vdiq i parafundit nga ajo listë. Por sulmi ndaj shtëpisë së prindërve të Klodianës, është më i rëndë, pasi është një sulm ende pa autor. Dhe pa u gjetur autori të gjitha brohorimat dhe mbështetja ndaj saj, nuk vlejnë. Ato vetëm sa shtojnë frikën.

Kur autorët të gjenden dhe ngjarja të zbardhet, atëhere frika bie dhe e dimë me kë kemi të bëjmë. Kur të keqen e ke përballë me emër e mbiemër, nuk ka më vend për frikë. Sikundër nuk ka pasur vend për frikë kur e keqja vinte nga Sali Berisha, edhe pse ishte shumë e egër./Tema

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Asnjë votë për dorën që godet edhe të vetët!
Blog

Asnjë votë për dorën që godet edhe të vetët!

11/05/2025
Artan Fuga: A kishte të dashur Skënderbeu apo shkonte me shërbëtoret?
Blog

Artan Fuga: Kujt nuk ia jap votën në 11 maj

09/05/2025
Shuplaka që ndezi dy shtetet, Kosova i shpall luftë Shqipërisë
Blog

Shuplaka që ndezi dy shtetet, Kosova i shpall luftë Shqipërisë

14/04/2025
Sekreti
Blog

Sekreti

04/04/2025
Gazetari Ferdinand Dervishi: Ju tregoj përse u përfshiva në listën e “Shqipëria Bëhet”
Blog

Gazetari Ferdinand Dervishi: Ju tregoj përse u përfshiva në listën e “Shqipëria Bëhet”

16/03/2025
Tik Tok dhe një damkë turpi për Ditën e Mësuesit
Blog

Tik Tok dhe një damkë turpi për Ditën e Mësuesit

07/03/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

11/05/2025
KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

11/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al