• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Analiza/ Çelësi i kthesës së Interit te suksesi

23/12/2016
Analiza/ Çelësi i kthesës së Interit te suksesi

.2016-ta skizofrenike e Interit u mbyll me një fitore të bukur ndaj Lazios në San Siro. Një sukses 3-0 që deri në një farë pike ishte bindës dhe mbi të gjitha shumë i rëndësishëm. Një vit më parë në këtë periudhë Interi kryesonte Serinë A, por pikërisht një humbje ndaj Lazios në ndeshjen e fundit të 2015-tës, ishte fillimi i një krize rezultatesh, dhe mungese identiteti në lojë. Më pas ndikuan edhe lëvizjet që u bënë në instancat e drejtuese të klubit e deri te largimi i trajnerit Roberto Mancini vetëm pak ditë përpara fillimit të sezonit. Por pas 1001 problemeve , vjen kjo fitore 3-0 ndaj Lazios e treta radhazi madje pa pësuar gol diçka që nuk ndodhte prej kohësh. Kura Pioli ka nisur të funksionojë dhe me trajnerin italian Interi po bën shumë më mirë se me holandezin De Boer. Statistikat nuk gënjejnë dhe flasin në favor të Stefano Piolit.

51-vjeçari nga Parma i ka rikthyer besimin e munguar skuadrës zikaltër dhe tashmë futbollistët përpiqen të japin gjithmonë maksimumin në fushë. Pioli ka grumbulluar 13 pikë në 6 takime me një mesatare prej 2,17 pikësh për ndeshje, ndërkohë që holandezi De Boer në 11 takime mori vetëm 14 pikë, me një mesatare prej 1,27 pikësh për sfidë. Me ish teknikun e Lazios kanë rilindur shumë futbollistë, Icardi është gjithnjë e më vrasës përpara portës, Brozovic ka marrë në dorë frenat e mesfushës duke u shndërruar në një regjizor të mirfilltë, Miranda dhe Murillo bëjnë më pak gabime, Handanovic është më i sigurt se kurrë, Candreva më tepër deçiziv, ndërsa D’Ambrosio një mbrojtës krahu që ndihmon jo vetëm prapavijën por shtyn edhe shumë përpara për të ndihmuar sulmin. Ky Inter ka ende shumë probleme që duhen zgjidhur por të paktën me Piolin në stol skuadra po paraqit shumë më mirë dhe shanset për tu kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm  janë rritur ndjeshëm. Te Interi shpresojnë për një vit 2017 sa më të suksesshëm./Supersport/

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

A u bë Shqipëria shkak i ndarjes së Totit nga ish-gruaja e tij?
Pikante

A u bë Shqipëria shkak i ndarjes së Totit nga ish-gruaja e tij?

09/12/2023
Shorti i “UEFA Regions Cup”, Shqipëria njeh rivalët e Grupit A
Lajme

Shorti i “UEFA Regions Cup”, Shqipëria njeh rivalët e Grupit A

07/12/2023
Dritan Shakohoxha: Shqipëria ende nuk e ka rinovuar kontratën me Sylvinhon, trajneri është i tundur nga ofertat tjera
Lajme

Dritan Shakohoxha: Shqipëria ende nuk e ka rinovuar kontratën me Sylvinhon, trajneri është i tundur nga ofertat tjera

05/12/2023
De Biasi: Shqipërinë e dua surprizë
Lajme

De Biasi: Shqipërinë e dua surprizë

04/12/2023
Risi në Euro 2024, ja për çfarë do të shërbejë mikroçipi në top
Pikante

Risi në Euro 2024, ja për çfarë do të shërbejë mikroçipi në top

04/12/2023
Akomodimi në Gjermani, Sylvinho kërkon kushtet më të mira për skuadrën
Lajme

Akomodimi në Gjermani, Sylvinho kërkon kushtet më të mira për skuadrën

04/12/2023

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Përsëri ai, përsëri Edi

Edi Rama do qeverisë përmes inteligjencës artificiale, në pranverë ndryshimet në PS

09/12/2023
Makina merr flakë në rrugë

Makina merr flakë në rrugë

09/12/2023
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al