• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

ANALIZA: Asnjë nuk i do LSI-të!

13/07/2020
ANALIZA: Asnjë nuk i do LSI-të!

Nëse do t’i qëndrojmë thënies së Ruzveltit se në politikë nëse diçka ndodh nuk mund të konsiderohet asnjëherë si surprizë, ajo është e planifikuar të ndodhë, atëherë edhe debati i ditëve të fundit për hapjen e listave mund të shihet edhe në një tjetër prizëm veç atij të prishjes së marrëveshjes PS-PD-LSI.

Edi Rama më shumë se sa i është përulur presionit të opozitës parlamentare, duket se ka bërë llogaritë e tij që krahas një marrëveshje me opozitën zyrtare – të cilën tha që ditën e parë që nuk e donte të tillë – të arrijnë edhe një marrëveshje me një grupim të opozitës parlamentare – e cila më shumë se këtë të fundit favorizon vetë Edi Ramën. Por jo vetëm atë.

Prej të paktën 6-7 vitesh sistemi elektoral shqiptar dhe listat e mbyllura janë bërë gogoli i çdo polemike politike në vend. Ky sistem dhe listat e mbyllura janë konsideruar nga shumë zëra të shoqërisë civile, të të angazhuarve dhe të paangazhuarve në politikë, të vetë opozitës si një mekanizëm që promovon kriminelët në Kuvendin e Shqipërisë. Aq shumë është anatemuar sistemi dhe listat, saqë në opinion është krijuar ideja se hapja e tyre do të çlironte përfundimisht vendin nga çdo e keqe e qeverisjes dhe e politikës.

Tri palë zgjedhjet e fundit me këtë sistem zgjedhor kanë prodhuar gjithmonë tronditje të forta, jo aq sa i përket faktit se kush ka fituar ka qenë surprizë, por për produktin që ka sjellë në qeverisje dhe aspektin moral që e ka shoqëruar mandatin e fituesit apo fituesve.

Në vitin 2009, ka qenë një tronditje e ngjashme me kapërcimin e ylberit koalicioni paszgjedhor Berisha-Meta, PD-LSI dhe produkti i qeverisjes së tij u shoqërua me një reaksion aq të madh që solli një ndryshim të fortë në 2013-n. Një ndryshim që u shoqërua edhe ky me efektin e dytë të kapërcimit të ylberit, me marrëveshjen e 1 prillit, Rama-Meta, për koalicionin parazgjedhor PS-LSI dhe gjithë komentet, pasojat që shoqëruar aleancën e majtë për katër vitet pasardhës.

Në të dyja bashkëqeverisjet, ajo që u vu re ishte një irritim në rritje i bazës së dy partive të mëdha nga partneri më i vogël që zgjedhje pas zgjedhjesh nuk dukej më aq i vogël, por kërcënues për pushtetin e tyre. Një irritim që shpejt kapi edhe majat e kupolave drejtuese. Kjo arsye çoi në marrëveshjen e 2017 Rama-Basha, ku më shumë sesa fasada e garantimit të zgjedhjeve të ndershme, qëllimi ishte zhdukja nga skena politike e partive të vogla, ku LSI ishte shënjestra kryesore dhe çmimi i madh i asaj marrëveshjeje dhe atyre zgjedhjeve. Edi Rama arriti me atë marrëveshje të vetmin qëllim strategjik, garimin të vetëm në zgjedhje dhe pa aleanca. Nëse nuk do ta kishte nën ombrellën e vet LSI-në ishte mirë që të mos ta kishte as PD.

Nëse duhet të ndante pushtet, më mirë me opozitën e madhe sesa me një parti që kishte arritur që defektet e sistemit t’i kthente në mundësi për të përfituar nga pushteti sa i njërës sa i tjetrës parti, duke gërryer si elektoratin dhe qeverisjen e secilës. Ky sistem nuk garanton asnjëherë një mazhorancë solide nga njëra parti dhe këtë e treguan zgjedhjet e 2009-s dhe ato të 2013-s, por në 2017-n çudia ndodhi dhe hodhi në erë marrëveshjen. Rama u ndje triumfator, Basha i tradhtuar dhe LSI e mbijetuar.

Tre vjet më pas, Edi Rama duket se i është kthyer të njëjtës “marrëveshje”. Por tani nuk ka më nevojë për votat e Lulzim Bashës për ta kaluar në Parlament. Dhe për këtë po përdor opozitën e listave të zgjedhur nga Basha, që njësoj si Basha dikur nuk ka ndonjë dashuri të madhe për LSI-në.

Teknikisht Edi Rama është i ndershëm në atë që thotë. Nuk ka prishur asnjë marrëveshje me opozitën jashtë parlamentit. Marrëveshja e 5 qershorit nuk ka diskutuar asnjëherë listat, të hapura apo të mbyllura. Marrëveshja e 5 qershorit politike ka pasur vetëm firmat e PD-së dhe LSI-së, por përmbajtja ka qenë teknike dhe thelbi i ndryshimeve të propozuara ka qenë mosndryshimi dhe ruajtja e status quo-së.

Ajo që propozon Rama mund të përmbysë çdo gjë nga sot deri në zgjedhje. Marrëveshja nuk përjashton plotësisht bashkëpunimin mes partive – ndonëse kufizon shumë fort koalicionet. Propozimi për hapjen e listave zhvlerëson kuptimin klasik të koalicioneve, por nuk përjashton listat e përbashkëta të partive opozitare. Këtu qëndron edhe kleçka. Në të dy kahet e politikës, si të mazhorancës si të opozitës, në rastin e hapjes së listave, nëse PS dhe PD vendosin të krijojnë lista të përbashkëta me aleatët, nuk ka rëndësi numri rendor se ku Rama vendos një aleatin e tij apo ku Basha cakton Kryemadhin. Elektorati i PS-së do të votojë kandidatët e PS-së dhe elektorati i PD-së do të votojë kandidatët e PD-së. Partitë më të vogla do ta kenë të vështirë të marrin aq vota sa për të nxjerrë deputetët e tyre në listat ku do të dominojnë votat e partive të mëdha.

A i intereson vetëm Edi Ramës dhe PS-së kjo zgjidhje? Jo. Teorikisht dhe praktikisht hapja e listave i intereson edhe PD-së së Lulzim Bashës. Eksperienca e bashkëqeverisjeve të 2009-s dhe 2013-s u ka mësuar të dy palëve se bashkëjetesa me LSI në qeveri është e rrezikshme, e padobishme dhe e dëmshme për të mëdhenjtë, nga baza deri në majë të piramidës. Prandaj fushata e vitit 2017 ishte më e sinqerta që Rama e Basha kanë bërë ndonjëherë, ku të dy vendosën në mes LSI-në dhe nuk ia kursyen goditjet. Për dy partitë e mëdha një parti si LSI apo disa parti të vogla nuk mund të kushtëzojnë qeverisjen me deputetët që kanë fituar në Parlament falë mbetjeve të votave të elektoratit të tyre dhe përfshirjes së kryetarëve në listat e partisë lokomotivë.

Sot Basha ndjehet i dyzuar mes dëshirës për të braktisur LSI-në dhe frikës se nuk ia del dot i vetëm. Prandaj, dy ditët e fundit kryetari i Partisë Demokratike, pavarësisht deklarimeve të forta për prishje marrëveshjeje, është shfaqur me disa qëndrime për listat e hapura. Nën presionin se është për ruajtjen e sistemit të vjetër, së pari tha se është pro listave të hapura, por kjo duhet parë pas zgjedhjeve të 2021-it. Më pas foli për prishje të marrëveshjes, por jo për tërheqje nga zgjedhjet. Së fundi për ndryshimin që pavarësisht veprimeve në ikje të Edi Ramës nuk mund të ndalohet.

Një retorikë që më shumë ngjan si shfajësim përpara aleatit të tij kryesor dhe aleatëve të tij më të vegjël sesa një qëndrim i prerë kundër Ramës. Dhe pazari për Bashën Kryeministër e Ramën President, më shumë se sa për të nxjerrë ndonjë sekret, ishte një justifikim për t’i thënë Metës e Kryemadhit se nuk është ai që po i shet te Rama. Është e vështirë për t’u besuar se Rama po bën këtë lëvizje për t’i zënë vendin Metës dhe për t’i dhuruar qeverinë Bashës.

Në thelb, as Rama dhe as Basha nuk e duan LSI-në. Ndryshimi mes tyre është se Rama është i lirë ta thotë troç, ndërsa Basha ndjehet ende i dobët dhe i papërgatitur ta pranojë publikisht.(Gazeta Si)

Related Posts

I kërkon shtetit 1 milionë euro për ministren “Diella”, reagon për herë të parë aktorja Anila Bisha: Ata që nuk duan kryeministrin, më urrejnë edhe mua!
Kryesore

I kërkon shtetit 1 milionë euro për ministren “Diella”, reagon për herë të parë aktorja Anila Bisha: Ata që nuk duan kryeministrin, më urrejnë edhe mua!

16/02/2026
Dash Sula “zhduk” të gjitha shenjat që e lidhnin me Partinë Demokratike, pastron edhe profilin e tij në Facebook
Kryesore

Dash Sula “zhduk” të gjitha shenjat që e lidhnin me Partinë Demokratike, pastron edhe profilin e tij në Facebook

16/02/2026
Kryesore

Me ftesë të Donald Trump, Edi Rama më 19 shkurt udhëton drejt Uashingtonit për Bordin e Paqes

15/02/2026
Rama në Uashington dhe sinjali politik për Shqipërinë
Kryesore

Rama në Uashington dhe sinjali politik për Shqipërinë

15/02/2026
Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari
Lajme

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

15/02/2026
Fieraku konfliktohet me dy venezueliane, i përplas derën në fytyrë njërës prej tyre! Të huajat kërkojnë ndihmë në polici
Lajme

Fieraku konfliktohet me dy venezueliane, i përplas derën në fytyrë njërës prej tyre! Të huajat kërkojnë ndihmë në polici

15/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

‘Ka ego të sëmurë’/ Zebërvoki shpërthen ndaj Luiz Ejllit: Më bëri bllok pa arsye

‘Ka ego të sëmurë’/ Zebërvoki shpërthen ndaj Luiz Ejllit: Më bëri bllok pa arsye

16/02/2026
Kaosi në derbin e Italisë, La Penna rrezikon dënim shembullor, shpëton Bastoni

Kaosi në derbin e Italisë, La Penna rrezikon dënim shembullor, shpëton Bastoni

16/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al