Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim po pushon në jugun e Shqipërisë dhe ka ndarë në Instagramin e saj një galeri fotosh: që nga ushqimi me peshk, sallatë dhe frutat deri tek peshkatarët dhe pastaj pamjet e bregdetit.
“Mrekulli të bësh një pushim të shkurtër për të zbuluar plazhet e Shqipërisë. Mirënjohëse për drekën me ushqime deti të freskëta të kapura nga peshkatarët punëtorë. Mezi pres të eksploroj më shumë”, shkruan Yuri Kim.