Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka apeluar edhe një herë kryetarët e dy partive më të mëdha në vend që t’u përmbahen angazhimeve të marrëveshjes së 5 qershorit për Reformën Zgjedhore.
Ajo thotë se propozimet dhe kundër-propozimet e palëve, duhet të jenë me mirëbesim. SHBA, thotë Yuri Kim, mbështet miratimin e Reformës Zgjedhore, por përgjegjësi në këtë proces ka pala shqiptare.
“Ne i kujtojmë kryeministrit Edi Rama, Lulzim Bashës dhe të gjithë udhëheqësve të tjerë të gjitha angazhimet që ata kanë bërë në lidhje me marrëveshje e 5 qershorit dhe çdo masë përtej kësaj. Angazhimi, propozimet dhe kundër-propozimet duhet të jenë me mirëbesim. Gjithmonë do të ju mbështes, por JU – udhëheqësit – jeni pala përgjegjëse”, shkruan ajo në Twitter.