Ambasadorja amerikane Yuri Kim gjatë vizitës në Gjirokastër shkoi edhe në fabrikën e përpunimit të qumështit “Gjirofarm”, e cila eksporton djathë prej një viti edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Disa foto nga kjo vizitë janë publikuar edhe në faqen e USAID/Albania
“Ambasadorja Kim vizitoi kompaninë Gjirofram në Gjirokaster të premten e kaluar, ku bëri nje vizitë në fabrikë dhe pa nga afër se si ndihma e USAID-it për Shqipërinë mbështet rritjen ekonomike. Faleminderit Nikolla dhe ekipi i Gjirofarm që ishit mikpritës të mrekullueshëm!”, shkruan USAID/Albania.
Ambasadorja pa nga afër mënyrën si përpunohet qumështi dhe si prodhohen produktet “Gjirofarm” kaq shumë të kërkuara në tregjet brenda vendit dhe jashtë. “Gjirofarm” pritet të nisë eksportin e djathit edhe në Britaninë e Madhe.
©argjiroja.net