“6 milion euro janë dhënë nga Bashkimi Evropian për Policinë e Shtetit veçanërisht për policinë kufitare”, kështu është shprehur Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca gjatë një mbledhje me Kreun e Policisë Ardi Veliun, policinë kufitare në Gjirokastër dhe FRONTEX.
Sipas Sorecës nga ata që i janë raportuar ka mbetur i kënaqur me shifrat e sukseshsme dhe me bashkëpunimin e kryer mes FRONTEX dhe policië kufitare shqipatre.
“Nga këto që dëgjuat ne jemi të kënaqur por puna duhet vazhduar dhe për këtë me 1 shkurt BE do të japë 6 milionë euro për policinë e Shtetit por në veçanti në policinë e kufirit. Kjo për të përmirësuar veprimet. Si ambasador jam vërtetë i kënaqur, për veprimet e bëra. Më lejoni të falenderoj policinë. ” tha Soreca.
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca është pyetur edhe rreth Operacionit Forca e Ligjit.
Soreca ka ripërsëritur se thelbi i ligjit është i rëndësishëm dhe se ndjekja e parave është një nga metodat më efikase për të goditur krimin.
” Më pyesni si të jem prokuror unë nuk jam në krye të OFL. Por mund të them se ky ligj special lejon që të ndjekësh parate që është një diçka e vlefshme për të luftuar krimin e organizuar. Ligji është i qartë me subjektet. Në dhe BE e rëndësishme është mënyra se si po zbatohet dhe si do të zbatohet ligji. Ne po monitorojmë zbatimin e këtij ligji. Së shpejti do takoj kreun e SPAK. Ligji është e rëndësishme që të zbatohet. ” tha Soreca.