Ambasada Amerikane në Tiranë njoftoi sot nga data 26 janar do të ketë kushte të reja për ata që do të udhëtojnë me avion drejt SHBA.
Në njoftimin e publikuar sot në Facebook, ambasada shkruan:
“Duke filluar nga 26 janari, nëse udhëtoni me avion nga një vend tjetër drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju duhet të paraqisni një rezultat negativ testi COVID-19 ose prova që e keni kaluar COVID-19 përpara se të udhëtoni.