• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Alfred Moisiu: Nuk e lë njeri “gjyshin” Berisha të rikthehet në pushtet, ai bëri 97-n dhe shkatërroi Shqipërinë

06/05/2022
Alfred Moisiu: Nuk e lë njeri “gjyshin” Berisha të rikthehet në pushtet, ai bëri 97-n dhe shkatërroi Shqipërinë

“Berisha nuk do të rikthehet, shqiptarët nuk do ta lejojnë”. Kështu shprehet ish-presidenti Alfred Moisiu në intervistën e dhënë për gazetarin Dritan Hila, në Shqip në Dritare TV. Ja çfarë thotë ai për Berishën në politikë.

“Është folur shumë për rikthimin e Berishës. Kam pasur konsiderata për Berishën, por duhet të gjykojmë aktualitetin. Kujt i shërben tani rikthimi i Berishës, kjo që ai po bën? Ai këtë e bën për veten e tij, vetëm për të mbrojtur veten.

Thonë që nuk ka fakte për këtë, por nuk është e vërtetë. Ka sa të duash. Mos të shkojmë shumë larg, por le të fokusohemi te ekonomia. Zbatimi i terapisë së shokut te ne, është vrastare, ide shkatërruese.

Po ju jap një krahasim me Poloninë. 7 vjet më parë kam qenë atje. Ata thanë që ne filluam me terapinë e shokut, por 5 % e zbatuan dhe hoqëm dorë menjëherë. Sot Polonia është një nga vendet më të zhvilluara, jo vetëm në lindje por edhe në Evropë.

Unë kam qenë në Kavajë nga viti 1966 deri në 1971 komandant brigade. E njoh mirë atë zonë, jo vetëm sepse jam me origjinë nga Kavaja. Por edhe sepse kam punuar. Kavaja kishte 12 mijë punëtorë. Për 24 orë ata u zhdukën, mbetën pa punë.

Kishte fabrika, ndërmarrja e prodhimit të qilimave që kishte 2400 gra dhe vajza që punonin aty. U privatizua thanë, por si? Dikush mori një dhomë, një tjetër mori një copë korridor. Por ajo që një grabitje, jo privatizim. Bandidizëm. Ishte prodhim që eksportohej. Pse duhej bërë kjo punë?

Ne të gjitha i shkatërruam. Pa studim, pa asgjë. Përgjegjësinë për këtë kush e ka? Ti apo unë? Epo, asnjëri prej nesh. Le të ndalemi pak edhe te korrupsioni. Shkollën fillore të korrupsionit e krijoi Berisha.

Shkollën e mesme e bëri Nano, të lartën Berisha sërish. Si mund të thuash që je i pastër? Më kujtohen thirrjet e para “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ku është tani Shqipëria si gjithë Europa? Kemi 30 vjet që përpiqemi. Ne do të ishim pjesë e NATO-s dhe BE-së me kohë, nëse nuk do të kishte ndodhur ’97. Kush përgjigjet për ’97?

Dikush duhet ta bëjë. Rikthimi i Berishës për ne do të jetë një fatkeqësi, por kjo nuk ka për të ndodhur, pavarësisht përpjekjeve. Jo vetëm se do ta pengojnë të huajt. Janë shqiptarët që nuk do ta lejojnë. Ata nuk janë budallenj. Gjërat kanë ndryshuar, nuk janë njësoj si në ‘90. Edhe Berisha dikur ka qenë i ri, sot është baba, gjysh”, u shpreh Moisiu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Tv grek: Rama drejt mandatin të katërt si kryeministër i Shqipërisë
Lajme

Tv grek: Rama drejt mandatin të katërt si kryeministër i Shqipërisë

12/05/2025
“Zhdukja” e Gaz Bardhit, analisti pyet zëdhënësin e PD: E kanë marrë peng?
Lajme

“Zhdukja” e Gaz Bardhit, analisti pyet zëdhënësin e PD: E kanë marrë peng?

12/05/2025
Përfundon numërimi në Finiq, fitore e pastër e PS
Lajme

Përfundon numërimi në Finiq, fitore e pastër e PS

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al