• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Alergjia nga thinjat e profesoreshë Luljetës!

05/03/2021
Alergjia nga thinjat e profesoreshë Luljetës!

Nga Andrea Danglli

Muret e Parlamentit kanë tridhjetë vjet që mbajnë brenda tyre specie të të gjitha llojeve.

Janë skuqur nga idiotllëqet, janë lëkundur nga ulërimat, janë nxirë nga sharje, janë krisur nga përleshjet, dhe janë tundur fort nga të shtëna pistoletash që kanë derdhur gjak mu aty ku pritej të flitej për reflektim, veprim e ndryshim.

Kanë qenë po ato mure dëshmitarë kur aty kanë shkelur trafikantë droge dhe bija nënash, hajdutë xhepash dhe shpellash, injorantë me diplomë dhe pa diplomë, kaubojsa me kapele dhe pa kapele, të rinj të plakur dhe pa rini, vrasës me pagesë dhe pa pagesë (sikurse ka pasur e ka gjithashtu zonja dhe zotërinj plot integritet që s’do mjaftonte asnjë përulje për t’u shprehur mirënjohjen).

Ato mure kanë parë e duruar sesi majtas e djathtas, njëri pas tjetrit, këta individë janë ulur në vendet ku ligjëronte Fan Noli, Mid’hat Frashëri, Pjetër Arbnori, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Sabri Godo, etj.

Në një nga këto karrige të zaptuara vitesh, me gjasa do të ulet një grua 79-vjeçare për të vendosur thinjat e saj në shërbim të mirëfunksionimit të shtetit ligjor si përfaqësuese e pensionistëve.

Këta të fundit mbase janë shtresa që prej tre dekadash i kemi zbuar duke i konsideruar si makineri të keqpërdorura lufte të cilat nuk vlejnë më për asgjë përpos skrapit.

Flokëthinjura quhet Luljeta Bozdo, dhe përpos të tjerave, emri i saj lidhet me faktin se vitin e shkuar na mësoi që nuk shtyhet jeta vetëm me budallenj ekranesh të cilët i kushtojnë më shumë rëndësi shkëlqimit të orës sesa shkëlqimit të argumentit, stilit të flokëve sesa stilit të artikulimit, forcës së zërit sesa forcës së informacionit, numrit të likeve në Facebook sesa numrit të mesazheve për shoqërinë.

Këto thuajse kanë qenë krejt normale duke mos provokuar asnjë reagim në dallim nga ai që sollën sot thinjat e Luljetës.

Pakkush ka marrë seriozisht sesi zverdheshin, skuqeshin apo nxiheshin muret e parlamentit aq sa sot kur shuplakat dhe vreri ndaj një flokëthinjure kanë kapërcyer çdo fantazi e retorikë politike.

Padyshim që zëri i të rinjve duhet të jehojë dhe mendimet e tyre janë serumi më i mirë që mund t’i bëhet këtij sistemi të sëmurë.

Askush nuk mund ta kundërshtojë këtë ashtu si askush nuk mund ta kundërshtojë nevojën që ka vendi për të respektuar të thinjurit e ndershëm të këtij vendi që gjënë më të çmuar që kanë është mençuria e tyre.

Kusuret e Edi Ramës, Lulzim Bashës, Sali Berishës, Fatos Nanos, etj., me historinë e listave janë kapituj të nxirë më vete që të paktën sot nuk duhen përzierë në kaçurrelat e stërgjyshes fisnike, e cila uroj të na mësojë se si mbahet e çelur me dinjitet deri në fund Lulja e Jetës!

Suksese profesoreshë Luljeta, muret e parlamentit të paktën do të kenë një arsye më shumë për t’u zbardhur e mos u skuqur!/ tema

Related Posts

Ishte kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh
Lajme

Ishte kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

05/07/2025
Hodhi inertet e ndërtimit në plazh, arrestohet inxhinieri në Dhërmi
Lajme

Hodhi inertet e ndërtimit në plazh, arrestohet inxhinieri në Dhërmi

05/07/2025
Laboratori i kokainës në Greqi, kush janë 3 shqiptarët e arrestuar
Kryesore

Laboratori i kokainës në Greqi, kush janë 3 shqiptarët e arrestuar

05/07/2025
Patrulla të shtuara në rrugët e qarkut të Korçës, më shumë se 770 masa administrative në një javë
Lajme

Patrulla të shtuara në rrugët e qarkut të Korçës, më shumë se 770 masa administrative në një javë

05/07/2025
Panik në Sarandë! Turisti nxjerr thikën dhe terrorizon pushuesit
Kryesore

Lëvizte me thikë në Sarandë, nën hetim turisti italian

05/07/2025
Atentati/ Ekzekutohet me armë 43-vjeçari në Greqi
Kryesore

Atentati/ Ekzekutohet me armë 43-vjeçari në Greqi

05/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Funerali i Diogo Jotës, mijëra të pranishëm! Bashkëshortja përqafon arkivolin mes lotëve, Ronaldo mungon

Funerali i Diogo Jotës, mijëra të pranishëm! Bashkëshortja përqafon arkivolin mes lotëve, Ronaldo mungon

05/07/2025
Mossad mohon vdekjen e liderit suprem iranian: Ajatollah Ali Khamenei është gjallë!

Mossad mohon vdekjen e liderit suprem iranian: Ajatollah Ali Khamenei është gjallë!

05/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al