• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Aldo Bumçi i hoqi liçencën, kush është arkitekti që sulmon restaurimet në Gjirokastër (Dokumenti)

27/08/2018
Aldo Bumçi i hoqi liçencën, kush është arkitekti që sulmon restaurimet në Gjirokastër (Dokumenti)

Një ditë më parë në media, arkitekti restaurator Reshat Gega kontestonte restaurimin e Kishës së Apostujve në Hoshtevë të Zagorisë duke e konsideruar të gabuar teknikën e restaurimit. Sipas tij ekziston një listë e gjerë monumentesh që thjesht “zbukurohen” me një estetikë fallco që nuk ka lidhje me ruajtjen e vlerave.

Lexo.al ka zbuluar se sulmi i Gegës ndaj punës së Ministrisë së Kulturës nuk është i pari në llojin e tij dhe se beteja e vërtetë e Gegës nuk është për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, por për inate tërësisht personale me Ministrinë e Kulturës.

Reshat Gega që sot flet për mbrotjen e vlerave të trashëgimisë kulturore, është një personazh i përfshirë në të kaluarën, në operacione restaurimi masive me fondet publike për trashëgiminë kulturore. Në vitet 2007-2009 kompania “Gen-Red” ka qenë fitues i tenderave me një fond prej 1 milion USD, për ndërhyrje në monumentet e kultures dhe në Pazarin e Gjirokastrës, prej të cilave s’mbeti asnjë gjurmë dhe dihet në c’gjendje ishte Gjirokastra, përderisa prej dy vjetësh po restaurohet gjithe Qafa e Pazarit me financim të Fondacionit Amerikano Shqiptar për Zhvillim.

Po i njëjti personazh që sot shqetësohet për restaurimet e kishave, që ka qenë fitues i tenderave ne restaurime, e masakroi kishën e Mesopotamit me ndërhyrjet që bëri në strukturat e kishës në vitet 2010, duke rrezikuar fort qëndresën e saj, mjafton të shohësh debatet mediatike të kohës për këtë objekt, i cili është mbajtur në këto vite me trarë e me shtylla hekuri, dhe që më në fund po i nënshtrohet restaurimit përfundimtar.

Është sërish po Reshat Gega, autori i projektit të famshëm për motel e fusha tenisi brenda në Kalanë e Lezhës në vitet 2010-2012 që u anullua dhe u hodh poshtë nga Ministria e Kulturës që në vitin 2014.

Jo vetëm kaq por në vitin 2012 me urdhër të Ministrit të atëhershëm të Kulturës Aldo Bumci, Reshat Gegës iu hoq e drejta e ushtrimit të licences për deklarim të rremë. Inati dhe mllefi i Gegës qëndron te fakti se sot, Ministria e Kulturës po i realizon projektet e kishave në fjalë, qoftë të Mesopotamit, qoftë të Labovës dhe të të shumë kantiereve të restaurimit të hapura në Gjirokastër, Berat e jo vetëm me konsulencën profesionale të Aleksander Meksit e Pirro Thomos, nga njohësit më të mirë të kishave bizantine dhe të objekteve të kultit.

Lexo.al mëson se prej katër vitesh Gega përballet në prokurori e në gjykata me Zyrtarë të Ministrisë së Kulturës për këto shpifje. Edhe pse gjyqet e njëpasnjëshme janë fituar vazhdimisht nga Ministria e Kulturës, Gega vijon të vjellë vrerin e tij në media, çdo herë që shikon se një kantier i ri është hapur në fushën e trashëgimisë kulturore./Lexo.al 

 

 

Related Posts

Femrat nuk durojnë dot më karantinën, plazh toples në Golem (FOTO)
Kryesore

Dhoma Amerikane: Turizëm pa ujë të pijshëm, me ujëra të zeza dhe landfille që digjen

10/07/2025
Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, 3 persona rrezikojnë jetën (VIDEO)
Kryesore

Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, 3 persona rrezikojnë jetën (VIDEO)

10/07/2025
SHBA mbështet SPAK, Karamuço: Grupet e fuqishme kriminale nuk po investojnë në Shqipëri
Lajme

SHBA mbështet SPAK, Karamuço: Grupet e fuqishme kriminale nuk po investojnë në Shqipëri

10/07/2025
Mallra kontrabandë, arrestohet tregtari te “Ura e Lumit” në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Mallra kontrabandë, arrestohet tregtari te “Ura e Lumit” në Gjirokastër (VIDEO)

10/07/2025
Veliera pësoi defekt, shpëtohen 3 persona në afërsi të Gjirit të Gramës  
Lajme

Veliera pësoi defekt, shpëtohen 3 persona në afërsi të Gjirit të Gramës  

10/07/2025
Caktohet kompania që do të gjurmojë kanabisin mjekësor në Shqipëri
Kryesore

Caktohet kompania që do të gjurmojë kanabisin mjekësor në Shqipëri

10/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

10/07/2025
Bebi nr.3 në rrugë: Rihanna dhe ASAP Rocky zbulojnë një detaj të ëmbël për emrin

Bebi nr.3 në rrugë: Rihanna dhe ASAP Rocky zbulojnë një detaj të ëmbël për emrin

10/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al